PSD: FORCA I TREMBET ZGJEDHJEVE PRANDAJ BLENË KOHË

Potpresjednik Opstine Ulcinj Selim Resulbegovic o znacaju puta Vladimir Sukobin“Tentimi i rikomponimit të pushtetit në Ulqin është rezultat i frikës së Forcës nga zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe blerje e kohës, ndërsa në asnjë mënyrë nuk është shpëtim i qytetit”, është vlerësuar nga Partia socialdemokrate.

Sipas fjalëve të udhëheqësit të kësaj partie në Ulqin Selim Resulbegut, tregimi për valën e re investuese është blof politik dhe marrosje e opinionit publik. “Tani besojmë se të gjithë e kanë të qartë që kriza në qeverisje lokale ka filluar pikërisht pas shembjes se rikomponimit të fshehtë të pushtetit në mbledhjen e Kuvendit komunal më 5 korrik, kur Cungu u përpoq që raportin e vet të punës, në vend me vota të këshilltarëve të partnerëve të koalicionit, të cilët e zgjodhën në këtë funksion, jashtë të gjitha rregullave të zakonshme, ta miratoi me gishtat e këshilltarëve të opozitës”, tha Resulbegoviq për “Vijesti”.

Ai shtoi që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje e drejtë ndaj qytetarëve dhe që në to PSD do të marrë pjesë e vetme.

Kjo gazetë thekson që “zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ulqin me siguri do të mbahen jo më vonë se në mars të vitit të ardhshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi