PSD: KRIPORJA ËSHTË FIKUR DHE SHKATËRRUAR NË MËNYRË TË PLANIFIKUAR

Solana, KriporjaPSD ka deklaruar që paralajmërimet dhe vërejtjet të cilat nga ana e deputetëve të Parlamentit evropian kanë mbërrit në adresën e kryeministrit dhe ministrit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, rreth çështjes së Kripores, dëshmon që partnerët evropian nuk do të vështrojnë qetë edhe një plaçkitje të resurseve shtetërore të Malit të Zi.

Thuhet që kjo kompani dikur e suksesshme në mënyrë të planifikuar është fikur dhe shkatërruar, e pas kësaj në mënyrë të paligjshme dhe jokushtetuese është plaçkitur prona e vlefshme shtetërore të cilën kompania vetëm e ka shfrytëzuar.

“Në skenë është tentimi që kompanisë “miqësore” e cila në procesin e privatizimit ka blerë Kriporen, si kompani të cilën në ndërkohë e ka shkatërruar, t’i dhurohen 15 milion metër katror tokë në breg të detit e cila ka vlerë qindra milion euro. Nëse kësaj i shtohet edhe fakti që blerësi i Kripores ka marrë kredi milionëshe duke vënë nën  hipotekë në mënyrë të paligjshme tokën shtetërore dhe nëse kësaj ja shtojmë edhe rastësinë që këto kredi janë marrë tek “Prva banka” e cila në mënyrë të paligjshme ka vendos hipotekën në këtë tokë të vlefshme shtetërore, atëherë ndoshta çdo kujt i bëhet e qartë”, vlerësojnë në PSD dhe ftojnë prokurorinë që të reagojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…