Në Ulqin është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Këshillit lokal të Forumit të grave PSD Ulqin, i cili mblodhi një numër të konsiderueshëm femrash për pjesëmarrje aktive në jetën politike dhe publike të qytetit.
Për kryetare të Forumit të grave, në periudhën katërvjeçare, u zgjodh Merita Subashiq-Shabanoviq profesoresha e pianos, për nënkryetare Dijana Çausheviq ekonomiste, ndërsa sekretare Marijana Slavkoviq juriste e diplomuar.
Kryetari i KK PSD Ulqin Selim Resulbegoviq dha përkrahje të plotë punës së Forumit të grave. “Femrat dhe puna e tyre e pasurojnë këtë parti dhe kontribuojnë zhvillimit të idesë së socialdemokracisë”, tha Reslubegoviq.
Është prezantuar programi i aktiviteteve të Forumit të grave PSD Ulqin dhe është paralajmëruar vazhdimi i realizimit të disa projekteve në fushën e barazisë gjinore.