PSD në press për Raportin e Cungut: PLAGJIATOR I CILI IK NGA DISKUTIMI

Udhëheqësit e PSD-së kanë akuzuar të enjten në konferencë për shtyp kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungu që përdorë opstrukcione në mënyrë që qytetarët mos të dëgjojnë të vërtetën për (mos)punën e tij. „Ai ik nga përgjegjësia sepse për raportin e tij nuk ka përkrahjen e asnjërit partner të koalicionit dhe nuk ka mundur të siguroi përkrahje as nga opozita. Ekziston mundësia as nga këshilltarët e vet“, tha kryetari i Këshillit komunal të kësaj partie Selim Resulbegoviq.

Ai tha që nga Ministria e punëve të brendshme dhe e administratës publike ka fituar shpjegimin që Vendimi i kryetarit të komunës Nazif Cungu për shkarkimin e tij nga funksioni i nënkryetarit nuk ka baza ligjore.

Kryetari i Klubit të këshilltarëve të PSD-së në Parlamentin komunal Skender Elezaga e quajti skandaloz Raportin e kryetarit të komunës për vitin 2012. “Në pjesën e tij më të rëndësishme, ai fjalë për fjalë është kopjuar nga Raporti i punës së kryetarit të Tivatit, që do të thotë që Kuvendit tonë i dorëzohen plagjiatura”, tha ai.

Elezaga e akuzoi Cungun për shkaktimin e dëmeve shumëmilionëshe buxhetit të komunës, sepse vetëqeverisja lokale nuk i ka sjell në kohë disa vendime të rëndësishme (vonesa e tenderëve dhe vendimive për kushtet urbanistike-teknike). “Sikur kjo tu realizonte të paktën pjesërisht do ti kishim të shlyera pagat dhe borxhet ndaj ndërmarrjeve publike, nuk do të ishte nevoja të futemi në planin e sanimit, nuk do të ishte nevoja për huazime të reja, nuk do të kishim nevojë të largojmë punëtorë nga puna dhe të ja dorëzojmë çelësat e kasës, praktikisht dhe ato të qytetit ministrit të financave”, theksoi ai.

Në PSD janë veçanërisht krenar në kuadrot e veta të cilët në administratën e komunës kanë dhënë maksimumin në funksionet e veta. “Për një vit e gjysmë komuna e Ulqinit ka miratuar 19 dokumente të planifikimit hapësinorë, që është më shumë se në 30 vitet e kaluara”, shtoi Resulbegoviq.

Ai gazetarëve ja ndau dhe letrën që  ja dërgoi kryetarit të komunës para dy javëve, e cila ka të bëj me “opstrukcionin permanent të punës në resorin e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi