Këshilltarët e PSD-së nuk do të jenë të pranishëm në mbledhjen solemne të KK Ulqin, e cila do të mbahet të shtunën, me rastin e festimit të Ditës së Komunës, tha kryetari i Këshillit komunal të kësaj parti Skender Elezaga.
Ai në kumtesë për opinion tha se në këtë mënyrë dëshirojnë të shprehin revoltën ndaj marrëdhënies së Kuvendit komunal për propozimin e tyre rreth shpalljes së ish ambasadores gjermane Gudrun Shtajnaker për qytetar nderi të Ulqinit.
Sipas fjalëve të tyre, është treguar ajo që këshilltarët e PDS-së thonë nga dita e parë – edhe pse kanë, deri tani shumicë të pashënuar prej 80 për qind, Ulqinin nuk e drejton koalicioni aktual “i instaluar”, por me te udhëhiqet nëpërmjet telekomandës.
“Presim që mbledhjen solemne të Kuvendit ta bojkotojë edhe Kryetari i Komunës së Ulqinit, sepse nuk kaloi as propozimi i tij që për qytetar nderi të shpallet Bujar Nishani, dhe në atë mënyrë të zvogëlojë dëmin dhe skandalin për shkak të lojës me emrin dhe funksionin e Kryetarit, të shtetit tërë fqinjë dhe miqësor Shqipërisë”, shtoi ai.








