Shefi i Klubit të këshilltarëve të PSD-së Skender Elezagiq ka thënë se kjo gjendje në pushtetin lokal në Ulqin është e papranueshme. “Partnerët më të mëdhenj kalohen kush do të vijë i pari deri tek PDS-ja dhe të krijojë kushtet që PDS-ja prapë të vijë në pushtet. Kjo absolutisht sjell paralizë totale të organeve të vetëqeverisjes lokale, sepse aspak nuk kujdesën për punën e këtyre organeve dhe për qytetarët”, tha ai për Antena M.
Elezagiq vlerësoi se më së mirë është të ndodh rikompozimi i pushtetit, por në kohë të shkurtë. “Nëse flasim për rikompozim të pushtetit mendojmë për qeverisjen e cila do të zgjasë shumë shkurtë, i cili do të formohet për të larguar bllokadën momentale në punën e qeverisjes lokale dhe të normalizohet puna e këtyre organeve. Dhe kjo duhet të zgjas jo më larg se deri në zgjedhje parlamentare. Sepse pushteti i qëndrueshëm mund të pritet vetëm me daljen në zgjedhje të reja ku qytetarët do të kenë mundësi të tregojnë gjykimin e vet, për këtë sjellje dhe paseriozitet, duke zhgënjyer besimin që ja dhanë qytetarët në zgjedhjet e kaluara”, shtoi ai.
Mirëpo, në PDS mendojnë se zgjedhjet ku fituan numrin më të madh të votave kaluara kanë treguar mjaftueshëm. “Ai që kërkon votime le të shkojë vetë në votime. Sipas meje, zgjidhja më e mirë është rikompozimi i pushtetit”, tha kryetari i KK PDS Loro Nrekiq.