PSD: QEVERI E MALIT TË ZI, EDHE NË ULQIN KA VENDE PËR HOTELE

Naser ResulbegovicNga Shërbimi mediatik i Qeverisë u lëshu kumntesa lidhur me vizitën e bëre nga pronarët e Kompanisë DAMAC, dhe interesimin e tyre për investime në ndërtimin e hoteleve luksoze në Mal të Zi.

Në Kumtesë theksohet se Kryeministri Dusko Markoviq, posaçërisht i njoftoi musafirët me mundësinë e investimeve në regjionin e veriut.

Me plot respekt ndaj nevojës dhe rëndësisë së zhvillimit të përshpejtuar të veriut të Malit të Zi, dëshirojmë ta rikujtojmë Kryeministrin se edhe në regjionin jugor egziston një vend me resurse unike për ndërtim të hoteleve të kategorisë së lart.

Kumtesa e Qeverisë, në mënyrë të qartë reflekton se edhe kjo Qeveri vazhdon politikën e largimit të investitorëve serioz prej investimit në Ulqin, e cila në vazhdimsi zbatohet, pothuajse 30 vitet e fundit.

Politikë kjo, e cila shkaktoi që në lokalitete, ku edhe gjatë viteve të 30 të shekullit të kaluar ka patur hotele, sot  gjenden parkingje, gjersa rinia e Ulqinit eksiztencën dhe të ardhmen e vet e kërkon në vendet e Europës dhe Amerikës.

Në këto fakte Qeverinë kishin mujt ndonji herë me e përkujtu edhe partnerët e saj nga partitë nacionale shqiptare, por ato kanë vendos të heshtin dhe të kryejnë punët e veta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi