PSD: QEVERIA FAJTORE PËR GJENDJEN E HOTELEVE NË ULQIN

Draginja VuksanovicAnëtarja e Kryesisë së Partisë socialdemokrate dhe deputetja në Kuvendin e Malit të Zi Draginja Vuksanoviq ka vlerësuar se prona popullore duhet rritur dhe begatuar, e jo të shitet pavlerë, në mënyrë që dikujt t’i sigurohet ekstraprofiti dhe përfitimi i shpejtë dhe i lehtë disa milionësh në llogari të pasurive tona natyrore.

“Qytetarët tani mund të shohin se në çfarë gjendje janë hotelet nga Ulqini deri në Herceg Novi të cilët janë shitur këto dy dekada të fundit. Ky është rezultat i vendimeve Qeveritare, e jo Parlamentare”, konstatoi ajo.

Vuksanoviq shtoi se Kuvendi i Malit të Zi, kundër së cilit, siç thekson, bëhet fushatë e pamëshirshme tash disa vite, deri më 31 korrik të vitit 2015, asnjë vendim të Qeverisë lidhur me investime turistike nuk e ka refuzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi