Këto ditë u hap zyra e re e Këshillit Komunal të Partisë Socialdemokrate në Ulqin, njoftohet nga kjo parti.
Zyrën e hapën lideri i PSD-së Ranko Krivokapiq dhe anëtari i Kryesisë Ervin Spahiq, të cilët ishin në vizitë pune në Ulqin.
Zyra ndodhet në bulevardin “Vëllezërit Frashëri” (hapësirat e dikurshme të Organizatës Turistike të Ulqinit) dhe do të jetë e hapur çdo ditë prej orës 9 deri në 14.