PSD Ulqin: ELEZAGA U.D. I KRYETARIT

SKENDER-ELEZAGIC_ULCINJKëshilli i Ulqinit i Partisë socialdemokrate zgjodhi Skender Elezagen për ushtrues detyre të kryetarit.

Siç njoftohet nga PSD-ja në mbledhje ishin të pranishëm shumica dërmuese e anëtarëve të KK-së “të cilët dhanë përkrahjen e plotë zbatimit të mëtejshëm të politikës së PSD-së dhe idesë së organizatës partiake të fortë, stabile dhe unike”.

“Edhe pse jemi të vetëdijshëm për pasojat e largimit, qoftë edhe të një anëtari të PSD-së, me kënaqësi theksojmë se ditët e fundit është i theksuar fluksi dhe interesimi i rritur i qytetarëve të Ulqinit dhe simpatizuesve tanë, kështu që jemi të sigurt se nga gjithë kjo, të paktën kur bëhet fjalë për PSD-në e Ulqinit, e jemi të bindur se kështu do të jetë edhe në nivel shteti, partia do të mbes më e bashkuar dhe më e fortë, më e shumtë në numër dhe me përkrahje më të madhe në trupin votues”, thuhet në kumtesën e PSD-së.

Në mbledhje në emër të udhëheqësish së PSD-së ishin të pranishëm anëtarët e kryesisë Osman Subashiq  dhe Ramo Braliq, si dhe zëdhënësi Mirko Staniq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi