Pasi që në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit u miratua Vendimi mbi kushtet, mënyrën dhe procesin e ndarjes së shpërblimeve dhe mirënjohjeve publike, nga Këshilli Komunal i Partisë Socialdemokratike deklaruan se në këtë mënyrë u krijuan kushtet që ish ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi ,Gudrun Elizabet Shtajnaker, më në fund do të bëhet qytetare nderi e Ulqinit.
“Mjafton të thuhet se ajo e ngriti problemin e Kripores së Ulqinit në nivelin Evropian dhe është më meritorja që kjo hapësirë sot është e mbrojtur dhe u shpallë park i natyrës”, pohojnë nga PSD-ja e Ulqinit.
Është paralajmëruar se këshilltari i kësaj parti Naser Resulbegoviq këtë propozim do ta dërgojë këto ditë në procedurën e Kuvendit.