Organizata Komunale e Partisë Socialdemokrate në Ulqin mbajti Konventën në të cilën u përzgjodh Këshilli i ri Komunal i PSD-së Ulqin i cili numëron 25 anëtarë.
Me Konventë u realizua procesi i formimit të Këshillit të ri Komunal të Partisë që ishte obligim pas Kongresit të PSD-së i cili u mbajt me 29 qershor.
Skender Elezaga, kryetari shumëvjeçar i Këshillit Komunal të PSD-së dhe kryesuesi i Konventës shprehu kënaqësinë me faktin se PSD-ja në këtë komunë i konsolidoi radhë e veta dhe me konventën e sotme fillon cikli i ri i cili do të sjell rezultate akoma më të mira dhe do të forcojë edhe më shumë PSD-në në Ulqin.
Naser Resulbegu, kryetari i Këshillit Komunal të PSD-së Ulqin duke prezantuar rezultatet e Partisë në periudhën e kaluar katërvjeçare theksoi se kjo periudhë ishte plotë sfida politike nga të cilat PSD-ja doli më e fuqishme, me unitet të plotë veprues për realizimin e politikës të cilën, në vazhdimësi, po e bënë tash tre dekada.