PSD: VENDIMI PËR AKVA-PARK MESAZH I MIRË NGA ULQINI

SKENDER-ELEZAGIC_ULCINJPartia socialdemokrate ka vlerësuar që miratimi i vendimit për shpalljen e thirrjes publike për qiradhënie afatgjate të patundshmërisë për ndërtimin e akva-parkut është mesazh i mirë që është nisur investitorëve.

“Neve pikërisht na mungojnë përmbajtjet që do të pasurojnë ofertën, ndërsa akva-parku është hap i mirë në këtë drejtim”, tha shefi i Klubit të këshilltarëve të kësaj parti në Parlamentin e Ulqinit Skender Elezagiq.

Ai theksoi që PSD-ja votoi abstenim vetëm për shkak se kishte disa paqartësi rreth pronësisë. “Me përfundime kemi mbrojtur pretendentët për këtë pronë, si dhe ish pronarët nëse në organe kompetente dëshmojnë që është e tyrja”, tha ai duke shtuar që “PSD-ja gjithmonë do të jetë në Kuvend kur të bihen vendime që kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit dhe interesin e qytetarëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…