Kalaja e Ulqinit nuk është regjistruar para tre javësh në listen botërore të trashëgimisë monumentale nën mbrojtjen e UNESCO-së, si pjesë e sistemit të fortifikimeve mbrojtëse venedikase në mes të shekujve 15 dhe 17.
Ulqinin e nominoi Qeveria e Malit të Zi, pork y qytet, siç deklaroi koordinatori kryesor i këtij projekti të përbashkët të Italisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, Milenko Domijan, nuk kaloi vlerësimin e evaluatorëve.
“Mjafton të themi se në Ulqin në fortifikimin venedikas kanë ndërtuar hotel!?”, tha Domijan.