PSP: FALIMENTIMI NË KOMUNË TË ULQINIT

“Komuna e Ulqinit është në falimentim. Kryetari i komunës Nazif Cungu me 11 qershor të këtij vit ka nënshkruar me Qeverinë e Malit të Zi Planin e sanimit për këtë komunë i cili nënkupton përjashtimin nga puna e të punësuarve në administratën lokale dhe në ndërmarrjet publike”, është kumtuar nga Këshilli komunal i Partisë socialiste popullore (KK PSP).

Siç thuhet, numri që duhet përjashtuar është mbi 150, ndërsa parashikohet dhe zvogëlim i dukshëm i rrogave të atyre që arrijnë ti ruajnë vendet e veta të punës. “Në komunë të Ulqinit rroga mesatare është më e vogla në nivel të komunës së Ulqinit, kështu që është e sigurt që edhe ato që do të kenë fatin të rrinë në punë vështirë do ja dalin mbanë”, pohojnë nga kjo parti opozitare duke konstatuar që kjo ka sjell përshkallëzimin e jotolerancës në mes të partnerëve të koalicionit në pushtet.

Në PSP mendojnë që organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale është rruga e drejt që qytetarët dhe komuna e Ulqinit të dalin nga kjo krizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi