Reagimi i PSP-së në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të komunës në të cilin, përveç tjerash thuhet:
Karakteristike për reagimet tuaja është që shmangni të përgjigjeni në pohimet tona që kanë të bëjnë me keqpërdorime flagrante të pozitës zyrtare të kontraktuesve tuaj më të theksuar në terren. Do ti përmendim edhe njëherë.
- Sekretari për punë shoqërore dhe administrative është zgjedhur për referentin e sportit, kështu që sot ka dy vendime për marrëdhënie pune. Me dije, nuk ka fjalë!
- Sekretari për çështje komunale, ka hapur konkurs për punësim të këshilltarit në këtë sekretariat, në të cili është lajmëruar vet.
- Për ju nuk është nepotizëm kur në Ndërmarrjen publike drejtori punëson vajzën e vet në të cilin punon bashkëshortja e tij dhe nëna e saj.