Organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Ulqin është i domosdoshëm, sepse skena politike i ngjanë cirkut, vlerësojnë nga Partia socialiste popullore.
Kryetari i Këshillit komunal të kësaj parti Andrija Qetkoviq tha për TV Teuta që qyteti është sjell në këtë situatë me veprimin e papërgjegjshëm të përbërësve të kësaj dhe disa pushteteve të mëhershëm. Ai dha që në këtë kaos të programuar disa kalojnë mirë financiarisht, kështu që, siç shtoi ai, ato i bëjnë të gjitha që Ulqini mos të futet në rrjedha normale.
Sipas fjalëve të tija, disa pjesëmarrës në skenën politike me pengime tentojnë të qëndrojnë në pushtet. “Forca blenë kohë dhe përfaqësuesi i saj me siguri, siç mësova, nuk do të jetë në Kolegjiumin tek kryetari i Kuvendit të premten”, tha Qetkoviq.
Lideri i PSP në Ulqin ka shprehur pritshmërinë që qytetarët në votimet e ardhshme do të votojnë ato të cilat i dëshirojnë të mirë Ulqinit, e jo atyre të cilëve pushteti ju duhet të kënaqin interesat personale.