Kryetari i Partisë socialiste popullore Srgjan Milliq ka deklaruar dje në Ulqin që në zgjedhjet e ardhshme lokale presin ndryshime për të mirë. “Për këto ndryshime PSP do të jap kontributin e vet maksimal”, tha ai mbas bisedës me kryetarin e Këshillit komunal të kësaj parti Andrja Qetkoviq dhe me përfaqësuesit e Forumit rinor.
Milliq shtoi që PSP do të jap kontributin për ndryshime edhe për shkak të strukturës së anëtarësisë së vet, atyre që votojnë dhe që do të votojnë PSP. “Të gjitha me qëllim që në këtë komunë të ndodhin reforma serioze në interes të të gjithë qytetarëve pavarësisht fesë dhe kombit që i përkasin”, deklaroi lideri i PSP-së.