Në redaksinë tonë ka mbërritur reagimi i Partisë socialiste popullore të cilin e përcjellim:
Nazid Cungu, i cili është i ulur në karrigen e kryetarit të Komunës së Ulqinit, në mënyrë të paargumentuar ka reaguar në thëniet nga Kumtesa për opinion e Asociacionit rinor të PSP Ulqin nga data 16.12.2013.
Me këtë rast njoftojmë opinionin me rastet individuale të keqpërdorimit të pozitës gjatë punësimit të kuadrove të veta.
Shembulli më i freskët i nepotizmit në majën e pushtetit lokal është shpallja e cila është publikuar me 30 nëntor 2013, për vendin e punës të Këshilltarit për media në Kabinetin e Kryetarit, e cila është e rezervuar për vajzën e Nënkryetarit të partisë në pushtet “Forca”, përndryshe ish nënkryetarit të komunës dhe kryetarit të tanishëm të KK NP “Të Mirat detare”.
Kumtesën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.