PSP: U FORMUA ASOCIACIONI I GRAVE

Ulcinj,_Montenegro_-_Sept._2010Në Ulqin fundjavën e kaluar u mbajt mbledhja e Këshillit iniciues të Asociacionit të grave të Partisë socialiste popullore Ulqin, në të cilën ishte i pranishëm kryetari i kësaj parti Srgjan Milliq. Nga mbledhja është deklaruar që jetojmë në situatë të vështir ekonomike në të cilën më të prekshme janë gratë dhe më shumë se gjysma janë mbi 35 vite jetë. Në shoqërinë tonë numri i madh i grave nuk janë ekzistencialisht të siguruara. Në periudhën e deritashme shumë na kanë premtuar, por jemi të vetëdijshëm që nuk ka perspektiv me këtë pushtet.

Shpresojmë në përkrahjen më të madhe në zgjedhjet lokale me 26 janar të vitit 2014, ku presim rezultate shumë më të mira, të cilët do të realizojnë rrugën drejt të ardhmes më të mirë, thuhet nga Asociacioni i grave PSP-Ulqin.

Anëtarët e Asociacionit të gruas PSP-Ulqin, me kryetarin Milliq, kanë vizituar grevistët e Qendrës për kulturë dhe i dhanë përkrahje për kërkesat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…