Publikim i ri: PARIMET E ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE QEVERISJA E MIRË VENDORE

OJQ Horizonti i Ri, në partneritet me gazetën Koha Javore, botoi publikimin me titull “ADMINISTRATA PUBLIKE E ORIENTUAR DREJT QYTETARËVE”.

Ky publikim ofron informacion lidhur me Reformën e Administratës Publike që është një nga segmentet kryesore në kuadër të proceseve të përgjithshme reformuese në Mal të Zi. Në këtë publikim paraqiten vlerat dhe qëllimet kryesore të kësaj reforme të cilat janë: ndërtimi i një administrate publike të përgjegjshme, efikase dhe transparente, të fokusuar në nevojat e qytetarëve dhe të biznesit.

Principet kryesore të administratës publike si: besimi, barazia, paanshmëria, transparenca, profesionalizmi, pjesëmarrja dhe partneriteti; vendimmarrja e bazuar në fakte, udhëheqja e menaxhimi i përgjegjshëm dhe efikas, janë elementet themelore për një administratë që ofron shërbime cilësore për qytetarët.

Vëmendjen kryesore në këtë broshurë e merr koncepti i qeverisjes së mirë vendore dhe mënyra se si qytetarët iu delegojnë kompetencat të zgjedhurve të tyre në pushtetin vendor.

Në mënyrë të detajuar analizohen dimensione te ndryshme të qeverisjes së mirë vendore siç janë: përmasat e qytetarisë, qeverisja vendore e dukshme dhe e ndjeshme, legjitimiteti i pushtetit, etj.

Gjithashtu, në publikim potencohet rëndësia e llogaridhënies publike që siguron që zyrtarët të përgjigjen në mënyrë të hapur për vendimet që ata marrin në emër të publikut.

Qeverisja e mirë vendore redukton korrupsionin në minimum, merr parasysh pikëpamjet e grupeve më të ndjeshme të shoqërisë dhe siguron që zëri i qytetarëve të dëgjohet gjatë procesit të vendimmarrjes dhe u përgjigjet nevojave të tashme dhe të ardhshme të shoqërisë. Përfaqësimi i interesave të qytetarëve është parimi më i rëndësishëm dhe përmbushja e nevojave publike është përgjegjësia themelore e vetëqeverisjes lokale”.

 Ky publikim u realizua në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare”, mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk përfaqëson medoemos pikëpamjet apo qëndrimin e donatorit.

Publikimin e plote mund ta lexoni KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE
Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE

U lutemi që në kontejnerët për mbeturina shetpiake të mos hidhni materiale ndezëse apo material të ndezur. Në këtë rast patëm problem një eksplozion mbrenda kamionit për transportin e mbeturinave ku hiri

Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA
Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA

Fundjavën që shkoi OJQ Horizonti i Ri realizoi edhe një sesion trajnues me të rinjtë nga Malësia dhe Ulqini. Mysafir ligjërues në këtë aktivitet ishte gazetari Ismet Kallaba, i cili për vijuesit e programit

Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË
Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË

Studentët e vitit të pestë dhe profesorët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) të Universitetit Politeknik të Tiranës, qëndruan këtë fundjavë në Ulqin. Arsyeja e vizitës ishte detyra e tyre

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën më 30 nëntor, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Në periudhën prej orës 8 deri në 15,00 – Pistulli,

A.Hoxha: BIBLIOTEKA E QYTETIT DO TË JETË E MBYLLUR
A.Hoxha: BIBLIOTEKA E QYTETIT DO TË JETË E MBYLLUR

U.d.drejtoresha e Qendrës për kulturë Adriana Hoxha deklaroi se për shkak të shiut që ka rënë ditët e fundit, ndërtesa e këti institucioni ka pësuar vërshim të ujit në hapësirat e punës. “Gjendja më e