Publikimi proaktiv i informatave: PARIM I REFORMËS SË ADMINISTRATËS PUBLIKE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKomuna është farë pjellore e institucioneve të lira. Ajo e bënë lirinë të arritshëm për qytetarët. Prandaj qytetarët, gjegjësisht opinioni i gjerë duhet të dijë dhe të ketë informacione të besueshme se çfarë ndodh brenda vetëqeverisjes vendore dhe si i shpenzon administrata paratë e tyre.
Në Evropë është bërë rregull që dhënia e informatave është pjesë e zhvillimit të një komuniteti, gjegjësisht të një shoqërie. Në kohën që jetojmë dhe me mundësitë që ofron komunikimi elektronik sa më shumë informata proaktive duhet të jenë të qasshme për qytetarët.
Prandaj nuk shtrohet më pyetja se sa kushton kjo, sepse komunikimi online është forma më e shpejt, më e lexueshme dhe më e lirë e komunikimit. Poashtu, është tregues i transparencës dhe përgjegjësisë së pushtetit.
Gjithashtu, e rëndësishme është që trasparenca proaktive mundëson pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike të komunitetit politik dhe mundëson kontroll më efikas të punës së organeve shtetërore.
Në këtë rast qytetarët, veçanërisht në nivel vendor, kanë më shumë mundësi të marrin pjesë, gjegjësisht të kyçen në procesin politik edhe jashtë fushatës zgjedhore, për të mbrojtur interesat e veta, sepse e dinë se cilët vendime miratohen, në ç’mënyrë dhe çfarë rëndësie do të kenë ato për mirëqenien e tyre.
Dhe, patjetër në zvogëlimin e aktiviteteve korruptive. Sepse, transparenca rritë nivelin e përgjegjësisë të zyrtarëve publik: në rast kur është e mundur të identifikohen parregullsitë dhe keqpërdorimet sepse numri i madh i informative është i qasshëm, krijohet ambienti ku mund të zbulohen aktivitetet korruptive dhe pjesëmarrësit e tyre.
Prandaj, transparenca proaktive e organeve të pushtetit është obligim edhe sipas standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit vendor, gjegjësisht një nga parimet bazë të reformës së administratës publike. Kjo i obligon organet e administratës shtetërore që ta zbatojnë atë në veprimtarinë e tyre. Nuk mund të flitet për pushtet demokratik, themeli i të cilit është vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhje, nëse këto qytetarë nuk dinë se si dhe çfarë ky pushtet punon.
Përveç që zbatimi i trasparencës është obligativ, ajo vetvetiu sjell efikasitet më të madh të punës së organeve shtetërore duke inkurajuar transferim më të madh të informatave në relacionin organi shtetëro – qytetarët (forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve), por edhe zvogëlon vëllimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me dhënien e përgjigjeve në kërkesat për qasje të lirë të informatave me rëndësi publike.
Dispozitat ligjore obligojnë publikimin e Informuesit për punë, i cili duhet të përbëjë të gjithë informatat e rëndësishme për punën e organit. Ai është paramenduar si një llojë letër njoftimi i organit të pushtetit publik, i cili duhet përditësuar, sipas mendimit tonë, të paktën një herë në tre muaj.
Sidoqoftë, nuk ka raste që transparenca ndodh vetvetiu. Ajo duhet kërkuar vazhdimisht, si e drejtë ligjore dhe arritje demokratike e një komuniteti.
Projekti New Horizon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi