Ndër tre llojet e kafshëve me rëndësi globale të cilat jetojnë në Ulqin është dhe Pula e egër (Otis tarda). Shpendi më i rëndë fluturues në botë banon kryesisht në krahinat e stepës të Evropës dhe Azisë.
Meshkujt janë të gjatë rreth një metër, kanë diametrin e krahëve deri në 2,5 metër, ndërsa peshën deri në 16 kilogram.
Është e çuditshme që në kënetat e Ulqinit akoma ka kësi lloj shpendi unik për shkak të kushteve të vështirësuara të ndërtimit të foleve (shumimit).