Punëtorët e Kripores: DO TË JETË INTERESANTE SI JEMI PRU NË GJENDJE FALIMENTI

Kriporja, SolanaIsh punëtorët e Kripores së Ulqinit paralajmëruan institucionet kompetente dhe administratën e falimentit që çështje e kësaj ndërmarrje nuk mund të zgjidhet gjersa nuk gjendet mënyra të shlyhen kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e ish punëtorëve Sasha Mitroviq dhe Viktor Gazivoda rikujtuan se punëtorëve i detyrohen 1,3 milion euro në bazë të pagave të prapambetura dhe gjashtë vite të stazhit të palidhur të punës.

“Kërkojmë shlyerje urgjente të kërkesave tona, mashtrohen ato të cilët mendojnë se jemi në margjinë të ngjarjeve edhe pse do të kishin dëshirë të ishte ashtu. Përgatitemi për kapitullin 27 të negociatave me BE-në kur çdo gjë do të dalë në pah, pra edhe mundimet tona shumëvjeçare të pamerituara”, thanë ato duke theksuar se është interesante të dëgjojmë si u pru në gjendje falimenti kjo kompani dikur e respektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…