Punëtorët e Kripores kanë propozuar që në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal të Ulqinit, e cila do të mbahet të mërkurën, përfundimi i parë të jetë që kësaj ndërmarrje menjëherë ti mundësohet kyçja në rrjetin elektrik në mënyrë që të fillohet me heqjen e ujit nga basenet dhe përpunimin e kripës e cila është në magazinë.
Propozohet që drejtuesit e komunës të organizojnë mbledhjen me ministritë përkatëse në mënyrë që të gjendet modeli të sanohet dëmi i cili është krijuar me diversionet e para pak kohëve, si dhe që punëtorëve të Kripores ti ndihmohet në pagesën e rrogave të prapambetura dhe lidhjen e eksperiencës së punës.
“KK duhet të rishikoi privatizimin e Kripores dhe pronësinë e vet të tokës, si dhe duhet të rishikoi mënyrën e privatizimit të saj dhe të emërohen përgjegjësit për dëmin e krijuar, e Qeveria të ftohet të marrë drejtimin e Kripores”, shtohet në përfundimet e propozuara.