Punëtorët e Otrantit të Ulqinit kanë thënë në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për kontrollin e privatizimit se janë në pozitë më të keqe se ato të kompanisë “Metalac” nga Nikshiqi.
Përveç pagave të papaguara, si problem më të madh theksojnë atë që pronari, i cili u largua nga Mali i Zi, diku i ka kyçur librezat e punës, kështu që nuk munden të shkojnë në pension, e as të kërkojnë punë të re. Shteti, përkundër lutjeve të vazhdueshme, siç thonë ato, tash dy vite nuk është kujdesur për to. Problemi i tyre nuk u zgjodh as në mbledhjen e sotme të komisionit, sepse ftesës për pjesëmarrje nuk iu përgjigjen përfaqësuesit e ministrisë së turizmit dhe punës.
Komisioni sot do të dërgoi propozimin ministrive kompetente që sa më parë të zgjidhin problemin e librezave të kyçura të punës për 260 punëtorë të cilët me vite janë pa punë ndërsa ato që i kanë fituar, nuk iu janë paguar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU.