Punëtorët e “Otrantit”: PAKËNAQËSI ME VENDIMIN E GJYKATËS

Sindikata e Otrantit, Sindikat OtrantPunëtorët e hotel “Otrantit” kanë shprehur sot pakënaqësinë me vendimin e Gjykatës themelore në Ulqin me të cilën pjesërisht janë pranuar kërkesat e tyre. Ato në konferencë për shtyp kanë thënë se para 1,5 vjet e njëjta gjykatë ka sjell vendim i cili ishte në favor të punëtorëve, ndërsa ato kërkojnë që të ju paguhen pagat dhe kontributet e prapambetur, si dhe të ju mbyllen librezat e punës në mënyrë që të mund të shkojnë në pension apo të regjistrohen në evidencën e Entit për punësim.

Ato mendojnë se gjykata ishte nën trysninë e pronarëve të hotelit, edhe pse, siç thanë, akoma në mënyrë precize nuk mund të thonë se për ke bëhet fjalë.

Kryetari i Organizatës sindikale Muzafer Suloviq ka thënë se 57 punëtorë tash katër vite janë në betejë të vështirë për të drejtat e veta dhe se kanë humbur vesimin në shtet dhe institucionet e tija, drejtësinë, gjykatën dhe njerëzit. Anëtari i sindikatës Ivo Llukiq shtoi se së shpejti do të dërgojnë iniciativën kryetarit të Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibetit që në rend dite të vendoset pika për problemet e punëtorëve të hotel “Otrantit”.Sindikata e Otrantit, Sindikat Otrant 1“Pronarët e hotelit prej nesh kanë bërë invalidë të cilët nuk i vinë as familjeve të veta dhe as shoqërisë”, tha Amir Resulbegu.

Përkrahje të plotë punëtorëve i dha kryetari i Sindikatës komunale Shefki-Keko Lamoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ulqin: Kumtesë mbi aktivitetin e Komunës

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Ulqinit niset në ndihmë në qytetin e Shkodrës. Pas zjarrit që ka kapluar një lagje në Shkodër dhe me kërkesë të Kryetarit të Bashkësisë Shkodër z.Benet Beci