Në organizim të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi dhe ka filluar punëtoria me emër “Biseda rreth dilemave të përditshme etike”, për grupin posaçërisht të zgjedhur të nxënësve të shkollës së mesme dhe studentë nga Mali i Zi.
Ndër 18 kandidat nga një sërë qytetesh në Mal të Zi, janë edhe Ulqinakët Benijamin Sukaliq dhe Arlinda Osmanoviq. Ato deri më 6 shtator do të qëndrojnë në Ivanova korita në Cetinë ku do të punojnë në zhvillimin e aftësive të të folurit publik mbi temat si ryshfeti, korrupsioni dhe sjellja etike.
Nga Ambasada e SHBA është njoftuar që pjesëmarrësit e kampit janë zgjedhur në bazë të eseve dhe bisedës me kandidatët e zgjedhur.
Programi do të përfundojë me dy prezantime publike në të cilët nxënësit e shkollës së mesme dhe studentët do ti flasin publikut tregime personale.