Në kuadër të projektit „FUQIZIMI I KOMPETENCAVE NDËRKULTURORE TË EDUKATORËVE BASHKËMOSHATARË”, i cili është përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, organizohen një sërë punëtorish.
Në këtë mënyrë të rinjtë zhvillojnë kompetenca të ndryshme ndërkulturore të cilat do tu ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë profesional.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është transformimi i vetëdijes, qëndrimeve dhe dijes te të rinjtë për kompetencat dhe zhvillimin e fleksibilitetit dhe përshtatjes në komunikimit ndërkulturor.