Qeveria e Malit të Zi dërgoi në procedurën parlamentare propozimin e Kontratës për hulumtimin e naftës dhe gazit në nëndet në të cilin mund të lexohet se në Ulqin planifikohen të hapen katër puse.
Interesante është që mbas presionit të sektorit civil është parashikuar që puset hulumtuese të jenë të paktën dhjetë kilometër larg bregut. Më herët ishte e planifikuar që ato të jenë në distancë prej rreth tre kilometër.
Në Qeveri parashikojnë që i tërë ky proces të përfundojë deri në fund të vitit, gjegjësisht që atëherë në punë mund të kyçet konsorciumi italo-rus Eni-Novatek, i cili u përzgjodh në tender.