“Për pushim në objektet tona ekziston interesim i madh. Nga 1 prilli, kur pushimorja është hapur, kapacitetet janë të mbushura në nivelin e 95 përqind”, deklaroi drejtori i hotelit të Sigurimit pensional-invalidor në Ulqin Jovan Dajkovic.
Ai për “Pobjeda” tha që kapaciteti i objektit është 100 shtretër, e që mysafirët ndërrohen çdo të hënë. Pansioni ditor në Pushimore kushton 5 dhe 7.5 euro për person.
Pensionistët në Pushimore ndjehen si në shtëpi të vet. Janë të kënaqur me ushqim, akomodim, sidomos me personel të sjellshëm”, thekson Dajkoviqi dhe shton që të gjitha kapacitetet janë të plotësuara.