Instituti Punta fton të gjithë qytetarët e Ulqinit dhe Tivarit të marrin pjesë në hulumtimin për cilësinë e kujdesit shëndetësor të grave para, gjatë dhe pas lindjes, në institucionet shëndetësore lokale.
Ky hulumtim synon të mbledhë përvojat dhe mendimet rreth shërbimeve që ofrojnë Spitali i Tivarit dhe Materniteti i Ulqinit, me fokus të veçantë në problemet që kanë të bëjnë me cilësinë dhe qasjen në kujdesin shëndetësor.
Pjesëmarrja juaj do të na ndihmojë të identifikojmë problemet kyçe dhe të propozojmë zgjidhje dhe politika konkrete që do të përmirësojnë kujdesin shëndetësor për të gjitha gratë shtatëzëna dhe lëhona në komunitetin tonë.