PYLLI I PISHAVE

Pylli i pishave për Ulqin gjithmonë ishte shëtitore pyjore në gjirin urban. Përveç që e ka pasuruar tërë hapësirën nga ish hoteli Galeb dhe gati dy kilometër më tej kah Plazhi i madh, Pylli i pishave  kishte funksion të theksuar edukativo – rekreativ dhe estetiko – dekorativ.

Në këtë hapësirë të bukur gjendet Plazhi i njohur i grave me burimet e veta sulfurike, të cilët janë eliksir i vërtet për gratë me vështirësi të shtatzënisë.

Mjekët nga krejt ish Jugosllavia i kanë propozuar fëmijëve që kishin probleme me astmën që në mëngjes të shëtisin tek Pylli i pishave dhe gjë fytin ta shpëlajnë me ujë të detit. Për këtë arsye në këtë vend që në mëngjes është si në korzo.

Edhe Ulqinakët vitet e fundit gjithnjë e më shpesh shëtisin tek pylli i pishave dhe janë hapur disa lokale dhe restorante të këndshme. Kanë kuptuar që qëndrimi në një hapësirë të tillë është mënyrë për largimin e stresit të grumbulluar, dhe që në këtë kontekst është më e rëndësishme, nxitja dhe zhvillimi i vetëdijes për nevojën e mbrojtjes dhe ruajtjes së hapësirës, gjegjësisht mbajtja e stabilitetit të ekosistemit në tërësi.

Shenj i sigurt që ky stabilitet ekziston ka gjithnjë e më pak është zhdukja e ketrave, të cilët shpesh mund të shiheshin duke lozur në pyllin pishave. Me trungjet që dita ditës rrëzohen, zhduken dhe foletë e zogjve. Zhduket edhe një “mushkri  e qytetit”! Ndërsa neve, të qet dhe pa merak, na zihet fryma!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi