Q.Osmani: PARTITË  POLITIKE SHQIPTARE – GRUPIME  EKSKLUZIVE  INTERESI

Qani OsmaniSituata e përgjithshme politike për shqiptarët në Mal të Zi mund të karakterizohet si  një nga situatat më delikate dhe më komplekse që nga legalizimi i pluralizmit politikë e deri me sot. Kjo situatë kërkon angazhim të jashtëzakonshëm të të gjithë aktorëve politik shqiptarë. Për këtë arsye, të gjithë protagonistët duhet sa më shpejtë të përfundojnë me lojërat dhe teatrin politik, sepse kjo situate delikate nuk duron edhe më tutje lojëra të kësaj natyre. Aktorët politik të partive më të mëdha shqiptare janë përgjegjësit kryesorë të kësaj krize politike.

Si mungesë e mos respektimit të marrëveshjeve, por edhe si mungesë e unitetit politik programor dhe funksional të partive politike shqiptare, në veçanti të atyre me mandate në Parlamentin e Malit të Zi, të cilët vrapojnë të përkrahin dhe të bëjnë kualicione qeveritare me përfaqësime politike malazeze manipuluese, të cilët kurrë nuk kanë treguar vullnet të mirë për avancimin dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, dhe përkrahim pa rezervë qeverinë aktuale pa asnjë farë kushtëzimi apo kërkese, për implementimin e marrëveshjeve të bëra me partnerët e kualicionit qeveritar, sot kemi  një situate “tragjiko – komike”, për shqiptarët ne Mal të Zi.

Kjo marrëzi politike e marrjes me veten, ose thënë më saktë, e krijimit të ndërkëmbëzave, e ka rrënuar autoritetin përfaqësues të shqiptarëve dhe është shoqëruar me afera të shumta “diskredituese” të shumë liderëve dhe të funksionarëve të lartë të partive më të mëdha shqiptare, dosjet e të cilëve janë “online” në sirtarët e qeverisë së Malit të Zi si alternative kërcënimi dhe kushtëzimi. Si pasojë e dosjeve komprometuese të politikanëve shqiptarë, liderët dhe deputetët e këtyre partive shkelin mbi “dinjitetin shqiptarë, historinë, mbi moralin, traditën dhe vlerat tona kombëtare”. Diçka e tillë ka qenë e papranuar edhe në kohën e komunizmit,  e lëre më tash në demokraci. Mendoj se “devalvimi” që u bëjnë shqiptarëve aktorët politik shqiptar, në të ardhmen do të evidentohet si “turp politik i paprecedent”.

Edhe sot pas 25 viteve të pluralizmit politik dhe të demokracisë vazhdon diskriminimi i thellë i shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe politike. Diskriminimi buxhetor dhe ekonomik , mungojnë investimet kapitale publike dhe private në trojet shqiptare, diskriminimi i thellë në sferën e arsimit, kulturës dhe injorimi i plotë i karakterit multietnik dhe multikulturor. Kur këtyre devijimeve do tu shtohet varfëria dhe papunësia ekstreme në vendbanimet shqiptare dhe trendi i emigrimit masiv të të rinjve shqiptarë do të kuptojmë “tragjikomikën” e politikëbërësve shqiptarë ne Mal të Zi, të cilët vazhdojnë me retorikën folklorike të feudalizmit politike edhe sot në kohën e globalizimit dhe integrimit. Thënë më shkurt dhe më shqip, sot avancimi i pjesërishëm i të drejtave kolektive të shqiptarëve nuk janë argument për të ngelur në vendlindje. Sot të rrinjtë shqiptarë për një vend pune në perëndim janë të gatshëm të harrojnë vendlindjen dhe kombin dhe pikërisht këtu qëndron “tragjedia moderne e popullit shqiptarë”, për të cilën nuk janë të vetëdijshëm politikëbërësit shqiptarë në Mal te Zi.

Shikuar në përgjithësi, nëse e marrim për bazë veprimin politik të partive shqiptare, lirisht mund të themi pa kurrfarë kompleksi se partitë politike në Mal të Zi janë “grupime ekskluzive interesi dhe kasta” të cilat në rend të parë i kanë interesat grupore dhe individuale të shefave të tyre, e më pas, nëse ka hapësirë, mund të merren edhe me ndonjë punësim të ndonjë argati partiak dhe asgjë më shumë.

Është koha e fundit që këto përfaqësues (lider) që nuk kanë çka i afrojnë skenës politike shqiptare në Mal të Zi, të tërhiqen nga politika dhe të mundësojnë ardhjen në krye të këtyre partive të njerëzve të rinj, të cilët unitetin politik do ta kenë programor dhe pragmatik, e jo mashtrim demagogjik.

Është nevojë e pashmangshme bashkëpunimi dhe unifikimi i spektrit politik shqiptar në Mal të Zi në interes të avancimit të çështjes shqiptare. “Që shqiptarët të faktorizohen politikisht në Mal të Zi, dhe ta kushtëzojnë qeverinë me procesin e integrimit të vendit në NATO dhe  BE dhe të detyrojnë në mënyrë demokratike faktorët politik malazez të hapin dialogun serioz për ndryshimin e statusit të shqiptarëve, duhet të realizojnë hapin e pare politik, të unifikojnë mandatet politike parlamentare, duke krijuar opozitën etnike politike shqiptare në Mal të Zi. Një hap shumë i rëndësishëm dhe i parealizuar për mes shumë se dy dekadave të veprimit politik në Mal të Zi “.

Fakti që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe lokale kam bindjen se shqiptarët i përfaqësojnë humbësit politik shqiptarë, të cilët tani më e kanë bërë praktik që në fushatat parazgjedhore të dalin para trupit zgjedhor shqiptarë me flamurin kombëtar, duke rrahur gjoksin dhe duke përdorur fjalë shumë të mëdha patriotike, e fjalët janë ato të cilat i merr era, derisa veprat konkrete janë ato të cilat i shkruan historia, e ka kuptimin e devalvimit të plotë politik të shqiptarëve dhe nënshtrimin dhe mohimin e vullnetit politik të popullit shqiptarë në Mal të Zi.

Është koha e fundit, që përfaqësuesit e partive politike shqiptare, të ndërpresin veprimin dhe praktikën e deritanishme, që me qëndrimin e tyre servil të bëjnë kualicione qeveritare dhe lokale me përfaqësime politike malazeze të cilët i shfrytëzojnë shqiptarët më shumë se dy dekada për të ndërtuar fatin e tyre, në fatkeqësi të populli shqiptarë. Faktorit politik shqiptarë sot i mungon dija, profesionalizmi dhe morali. Me lojtarë të harxhuar politikë nuk mund të arrihen rezultate pozitive, në kohën kur kriza e rënd ekonomike dhe sociale tashmë e riaktualizon emigrimin dhe ikjen masive të të rinjve shqiptarë dhe boshatisjen e vendbanimeve me shumicë shqiptare.

Sot kur Mali i Zi, ndodhet në procesin e integrimit në NATO dhe BE, patriotizmi shqiptarë çmohet dhe matet me dije, ekonomi, investime dhe bashkëpunim ndërshqiptarë në funksion të rikthimit të shpresës për rininë shqiptare, se ardhmëria e shqiptarëve është dhe duhet të jetë zhvillimi i vendbanimeve shqiptare e jo emigrimi masiv nëpër vendet e botës.

QANI OSMANI

(autori është anëtar i Këshillit kombëtar shqiptarë në Mal të Zi)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi