Q.Osmani: RECENZIONI I LIBRIT “DASMA NË ANË TË MALIT”  TË AUTORIT ESAT MEHMETI

Libri “Dasma në Anë të Malit” i autorit Esat Mehmeti vjenë si rezultat i vullnetit të tijë të kahmotshëm për grumbullimin e thesarit të pasur kulturor të anamalasve dhe paraqet një ndihmesë dhe plotësim të madh nga fusha e trashëgimisë kulturore, të shkruar me një stil të bukur dhe të mprehtë dhe mbi të gjitha të paisur me vlera intelektuale. Përmes këtij libri dhe tematikave të ndryshme përmrenda saj, autori na bën të ditur shumë gjëra, në mes së cilave edhe faktin se Ana Malit është një trevë mjaftë e njohur, ku krahas vlerave historike, shoqërore ka edhe një varg karakteristikash kulturore, të cilën e bëjnë këtë zonë me të vërtet të pasur etnokulturore, dhe se mes shumë vlerave që mbartë në vetëvete, dasma shqiptare dhe ceremoniali i saj është një nga perlat e trashëgimisë kulturore kombëtare të kësaj treve.

Është ky libër paksa më ndryshe se librat e autorëve të tjerë shqiptarë nga kjo fushë për vet faktin se, autori ka shkruar për disa tema të kësaj fushe etnografike me interes të rëndësishëm për traditën tonë të pasur e të rëndësime. Por, ajo që autori ka dashur të pretendoj është fakti që të japi një “mesazh” tek lexuesi është se temat që janë marrë për trajtim, janë si një lloj shkrimi apo ligjerate informative, e cila në një mënyrë a tjetër, lexuesit i bëjnë kureshtar të mësojnë për disa zakone e tradita që janë vlera tona të hershme të kësaj treve, të cilat janë me interes jo vetëm t’i mësojmë, por dhe ti ruajmë dhe ti kultivojmë.

Autor i librit nëpërmes këtij libri mëton të na tregoj se dasma shqiptare dhe ceremoniali i saj dikurka zgjatur një javë, në mos edhe më tepër. Në kohën e sotme ceremonitë dasmore zgjasin më pak, disa zakone shuhen në përputhje me trendin, lindin edhe zakone të reja, dhe e gjithë kjo si pasojë e rrethanave shoqërore dhe e mënyrës urbane të jetesës.Mirpo, prapseprap dasma si ceremoni gazmore mbetet edhe sot si rituali më i rëndësishëm i shqiptarëve, ku organizimi i jetës në familje vijon të jetë formë e qëndrueshme, familja një qelizë bazë e respektueshme, themel i vijimsisë së jetës, me rregulla e kode të njohura, të respektuara me rreptësi brez pas brezi, të qëndrueshme e themelore në strukturën e organizimit social.

Dasma në Anë të Malit për autorin është ceremonial që e ka bazën së pari te mendimi i qartë për jetën dhe që hyn në të gjitha hallkat shoqërore, përgaditja e pasoja e së cilës e shoqëron njeriun në jetën e tij, që e ka zanafillën te gjykimi e arsyetimi mbi rëndësinë që merr ky hap i jetës njerëzore, i cili justifikon angazhimin e posaçëm jo vetëm të protagonistëve, por të gjithë familjes për mbarëvajtjen e ceremonisë dasmore e cila shoqërohet nga larmi detajesh në organizimin e fejesës, në përgaditjen e pajës, në organizimin e javës para dasmës për të arritur kulmin në festën e madhe të nusërimit e të marrjes së nuses.

Autori në përmbajtjen e këtij libri transmeteon vlera të shkrimit dhe ruajtjes e kultivimit të dasmës dhe trashëgimisë kulturore nga shqiptarët e kësaj treve, andaj këtë libër duhet konsideruar si një vlerë të shtuar mbi trashëgimin kulturore e cila nuk duhet të lihet anash edhe nga ato historike. Rëndësia e këtij libri duhet parë edhe në një drejtim tjetër, si në atë historik argumentues, me ç’rast autori përmes paraqitjes sëdasmës në Anë të Malit si vlerë kulturore argumenton prezencën shekullore dhe kontunitetin e jetës shqiptare në këtë trevë. Në këtë formë dasmën si trashëgimi dhe vlerë kulturore e paraqet po thuajse identike me ate të trevave përreth dhe kështu dëshmohet lidhja e pandërprerë e kësaj treve me trungun shqiptar. Për trajtimin e këtyre çështjeve, autorit i është dashur të hulumtoj e trajtojë një shumësi të referencave burimore dhe në këtë formë edhe të fotografive dhe dokumenteve arkivore.

Marrë në përgjithësi, Libri “Dasma në Anë të Malit”, përbën një kontribut të dalluar të autorit në ruajtjen dhe kultivimin e dasmës shqiptare të kësaj treve si trashëgimi kulturore kombëtare. Gjuha me të cilën është shkruar ky libër është e pastër me sintaksë të krehur mirë, me një leksikë të pasur, elemente këto të cilat edhe më shumë e shtojnë peshën e këtij libri.

Edhe pse ky është libri i parë, Esat Mehmeti arriti të dëshmohet si hulumtues i zellshëm, me një aftësi të veçant të vëzhgimit, andaj më në fund nuk më mbetet asgjë tjetër, përpos që ta përgëzoj për këtë përkushtim dhe punë, dhe i uroj sukses në punën e tij të mëtejme si gazetar, publicist dhe mbi të gjitha si intelektual.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi