Q.Osmani: “SULLTAN PARTIA” DHE  MODELI ZGJEDHOR ME LISTA TË MBYLLURA

Qani OsmaniZgjedhjet paraqesin njërën nga format më te randësishme të legjimitetit të pushtetit dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën politike, do të thotë nëpërmjet zgjedhjeve qytetarëve u jepet mundësia që në mënyrë të tërthort nëpërmjet përfaqësuesve të vet gjegjësisht nëpërmjet obcioneve politike që i përkrahin, në njëfar mënyre të jenë pjesëmarës në realizimin e pushtetit. Zgjedhjet janë formë e të vendosurit dhe mënyrë e zgjedhjes së përfaqësuesve, bartësve të funsioneve politike dhe pushtetit politik. Ato nënkuptojnë vendosjen sipas një procedure të lirë të bazuar në ligj.

Në shoqërit bashkëkohore zgjedhjet dhe sistemi zgjedhor luajnë rol mjaft të rëndësishëm në formimin e pushtetit shtetëror si dhe në jetën politike në përgjithësi. Zgjedhjet janë institucion i vjetër dhe në forma të caktuara hasen qysh në Greqinë antike, por zgjedhjet demokratike paraqiten shumë më vonë. Ato korrespondojnë me demokracinë përfaqësuese qytetare dhe me postulatet e saj kryesore: zgjerimin e të drejtës së votës dhe zhvillimin e parlamentarizmit.

Në përgjithësi shikuar sistemi zgjedhor ka rëndësi të madhe për partitë politike si protagoniste kryesore në zgjedhjet elektorale, por njëherit ka rëndësi edhe për votuesit dhe politikanët si aspirues politik. Shikuar nga ky aspekt, çdoherë ka tendenca që forca të caktuara shoqërore të mundohen që sistemin zgjedhor t’ua përshtasin nevojave të veta, domethënë të lihet hapsirë për manipulim gjatë procesit zgjedhor.

Demokratizimi i një shoqërie është proces kompleks i cili kërkon kohë të gjatë dhe përpjekje të vazhdueshme për të arritur transformimin e plotë të sistemeve autoritare apo totalitare, në demokraci funsionale. Krahas zhvillimit ekonomik që në thelb ka sistemin arsimor kualitativ, urbanizmin dhe industrializmin si parakushte për treg të lirë, ndërrtimin e instuticioneve të pavarura, shtetit ligjor, lirisë së mediave e të tjera parakushte që diktojnë qëndrueshmërin e demokracisë si sistem qeverisës, demokratizimi i shoqërisë nuk mund të përmbyllet pa demokratizimin e klasës politike, gjegjësisht partive politike.

Pavarësisht statuseve, procedurave, praktikave dhe formave organizative brenda partiake të partive politike  sistemi zgjedhor në Mal të Zi me “lista të mbyllura votimi” disfavorizon demokratizimin e partive politike dhe përqendron forcën vendimmarëse tek oligarkitë dhe liderët partiak, duke krijuar SULLTAN PARTIA dhe një ambient të përshtatshëm për kontroll të plotë të partive nga një grup individësh. Kështu për shembull, jemi mësuar të shohim se si liderët e partive politike dhe një numër i caktuar pran tyre kanë fjalën përfundimtare për të gjitha çështjet me rëndësi për partinë, institucionet dhe jetën e qytetarëve.

Ky model zgjedhor me lista të mbyllura të votimit, ku qytetarët votojnë për partinë politike dhe renditjen e të zgjedhurve, përfaqësuesve sipas dëshirës së liderit dhe bërthamës partiakeështë një nga arsyet kryesore për devalvimin e vlerave dhe uljen e cilësisë të përfaqësuesve në organet legjislative qoftë në nivel lokal apo atë qendror. Ky sistem ka përforcuar një mentalitet të nënshtrimit politik para liderit, besnikëri të verbët dhe mungesë të debatit real brenda partive politike. Kështu , një nga vlerat apo kriteret kryesore për pozicionim në “vendet e sigurta” të rënditjes në listën e votimit është dëgjueshmëria dhe lojaliteti ndaj liderit apo strukturës udhëheqëse të partisë. Kjo ka prodhuar një praktik politike rezistuese ndaj prurjeve të reja kadrovike në partitë politike, ngulfatjen e ideve progresive, përjashtimin e konkurencës përmes vlerave individuale, zhdukjen e meritokracisë profesionale (akademike) një elitë të “konsumuar politike” dhe të moshuar.

Ky problem nuk ndikon vetëm përbrenda partive politike por reflektohet në çdo pore të sistemit duke nxitur, kultivuar dhe mbajtur gjallë manipulimin e procesit zgjedhor përmes blerjes së votës, gjegjësisht klientelizmit politik. Politizimi i institucioneve dhe arsimit, politizimi i gjyqësorit, prokurorit dhe së fundit standardi i ulët jetësor në Mal të Zi janë rezultat i drejtpërdrejtë i këtij sistemi zgjedhor.

Prandaj, në qoftë se liderët politik në Mal të Zi, e sidomos ata të partive në pushtet, janë të sinqertë në përkushtimin e tyre për të ndertuar Malin e Zi si shtet demokratik duhet urgjentësisht të ndryshojnë kodin zgjedhor dhe dhe të mundësojnë hapjen e listave të votimit. Ky hap do të ishte jetik në demokratizimin e partive politike, gjegjësisht në demokratizimin e shoqërisë dhe shtetit në përgjithësi. Mundësia për të votuar individin dhe jo partinë do të nxiste konkurencën e vërtetë të vlerave individuale, duke i bërë individët të jenë ato që sjellin vlerë të shtuar në partitë me të cilat garojnë dhe jo e kundërta. Ky ndrishim i kodit zgjedhor besoj se do të kishte efekt pozitiv që do të reflektohej në të gjithë shoqërin dhe do të ishte një shtysë e fortë për Malin e Zi si shtet demokratik drejt integrimit në Bashkësin Evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit