Qani Osmani: ​​​NJERIU NË LUFTË ME JETËN

Qani OsmaniJeta nuk është një rrjedhë me të cilën do mund të notosh si të duash, ajo shumë herë mundohet të të fundos, por ti mblidh forcat dhe kujdes në cilën anë do mund të të dalësh më shpejtë në tokën e shpëtimit. Të jesh një peshk që shkon sipas rrjedhës së lumit është shumë lehtë sepse s’ke nevojë të mësosh notin, ja lë veten rrymës. Por po të shkosh në drejtimin e kundërt të rrjedhës së lumit atëherë jo vetëm që ke mësuar notin, por përkundër peshqve tjerë ke marr guximin dhe mundin që të sfidosh rrjedhën për hirë të faktit se jo çdoherë rrjedha e lumit të çon aty ku duhet.

Kohët mund të kenë ngjyrime të llojlloshme, mund të duken të bardha në shikim të parë e në fakt të mbulojnë njerëzimin me errësirë, mund të mbretëroj koha në të cilën mbytet arsyeja dhe koha në të cilën mençuria mbisundon, mundë të jetohen kohë tëngjajshme me këto që po i jetojmë e në të cilat nuk është aspak e rëndësishme oferta e vërtet politike, kombëtare, intelektuale, mund të kemi kohë për vajtime por edhe kohë për këngë dhe gëzime, kohët mundë të prodhojnë njerëz si qenë por edhe njerëz si luanë, ka kohë për qyqarë dhe ka kohë për trima.

Mundë të jetojmë kohë gënjeshtrash por ato mundë të zëvendësohen me kohë në të cilat do shkëlqejë urtësia dhe drejtësia, mundë të ketë kohë hajdutësh e rrugaçësh, kohë përplotë me shpifje dhe intriga por edhe kohë njerëzish të ndershëm e fisnik, kohë në të cilat rrëfehen përralla që të përgjumin dhe kohë në të cilat rrëfehen do përralla të tjera që shërbejnë për të zgjuar njerëzimin nga gjumi. Sidoqoftë, njerëzit janë përherë humbës në luftë me kohën e tyre.

Nëse shikoni rreth vehtes do shihni një luftë permanente për jetë, do shihni të fuqishmit që po rikthehen nga goditjet më të rënda dhe të dobëtit që kanë mbetur të pllandosur nga një shuplakë. Por, me që jeta është gjithfare, qëllon që të shihni edhe njerëz që bëjnë sikur janë të fuqishëm e në fakt janë të mjerë, mundë të shihni edhe njerëz nga më të fuqishmit të cilët detyrohen të bëjnë të dobëtin në pritje që rrota e kohës dhe e jetës të ndalojë në vendin e duhur. Do shihni një ndërthurje të pashmangshme përpjekjesh për mbijetesë dhe do shihni nga njëra anë virtytet e njerëzisë, mirësinë dhe humanitetin që udhëheqin nëpër jetë, por nga ana tjetër do shihni ligësinë, poshtërsinë dhe intrigën si armë të vetme për t’u ngritur nga lumi!

Po, do shihni njerëz që buzëgaz kalojnë nëpër shkuret gjembaçe të jetës dhe me buzëqeshje e shprehin fuqinë e fisnikërisë së vizionit të tyre për jetën, por do shihni edhe plot fytyra të djallëzuara që synojnë madhështinë ama përfundojnë si lakejë dhe shërbetor të devotshëm të së keqes. Këto të grupit të dytë, do i dëgjoni shpeshherë edhe duke u thirur në besimin te Zoti e duke mos u pyetur-Vallë, a ju beson Zoti atyre?

Sot, kur poshtërimi dhe intrigat janë bërë mënyrë e rëndomtë e komunikimit dhe shpesh herë armë e vetme për të luftuar jobashkëmendimtarët kur edhe blasfemia po paraqitet si “liri e shprehjes”, më duket se sikur asnjëherë më parë jemi të detyruar të mbështetemi te njëri tjetri. Pse jo edhe të kërkojmë shpjegime e udhëzime në detin e pakufishëm të urtësisë në librat e shenjt. Shembujt e shumtë të kontroversave në shoqërinë shqiptare dhe një listë e tërë e përplasjeve që po synojnë të shkaktojnë panikë morale në mesin e popullatës, rrjedhimisht edhe në mesin e besimtarëve janë shenjë e qartë alarmi.

Nëse kërkon paqen e jetës e ke gabim, sepse ajo kurrë nuk ta jep atë, por nëse ti dëshiron t’i tregosh jetës se çka është paqja lufto për atë derisa djersët e ballit të të thahen, kërko llogari prej saj, kërko llogari edhe nga vetja ngase është e vetmja mënyrë për të arritur synimet. Të arratisesh nuk është zgjidhje, mbase kjo është një ndër kënaqësitë që do t’ju falje armiqëve të tu, por të krijosh bindjen përtej rrënjëve të shpirtit duke e inspiruar unin tënd me fjalën UNË MUNDEM, është arma më e fortë për të rrëzuar kundërshtarët që pikërisht do t’i takosh gjatë rrugëtimit për aq kohë sa merr frymë për aq kohë sa tik-taket e zemrës të punojnë, për aq kohë sa gjaku në trupin tënd ende është në gjendje të qarkullojë. E kur këto të mos punojnë, atëher dije se jeta nuk ekziston, por fillon etapa tjetër, fillon bota e amshimit atëherë vetëm një gjëje frikësoju, se a do mund të dalësh i pastër apo do jesh një nga banorët në ferrin e fundit që ashpër e përshkruan çdo libër i shenjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do