Qani Osmani: KUJDES ME FJALËN                  

Qani OsmaniFjala është diçka e thënë me gojë dhe e shqiptuar nëpërmjet një tingulli apo grupi tingujsh, që tregon një kuptim, përshkrim, vend, kohë, lajm apo mendim. Fjala është pjesa themelore e marrëveshjes (komunikimit) gojor midis njerëzve.

Në të kaluarën, më e para nga të gjitha ishte fjala, asgjë nuk ekzistonte para saj. Sot me gjithë mend, besimtarë apo jobesimtarë, ateistë, indiferentë e të tjerë, të gjithë e përdorim fjalën çdo minutë, çdo orë, çdo ditë. E përdorim kur flasim, por edhe kur mendojmë, kur jemi zgjuar por edhe në ëndrrat tona. Fjala është ajo që na lidh me të tjerët, ajo që na bën të shprehim atë çka kemi ndër mend. Menjëfjalë, ne dhe fjala jemi një.

Mirëpo sot, në këto situata depresive që kemi në të gjitha aspektet, në këto kohë betejash politike, me fjalën luhet pak si shumë. Ajo përdoret vend e pa vend, në radhë të parë për të ofenduar njëri-tjetrin, për të ofenduar rivalin politik.

Kujdes me fjalën… Fjala qëndron në majë të gjuhës. Ajo lidhet për gjuhë e zgjidhet. Fjala lidhet edhe për të vërtetën, por edhe për gënjeshtrën. Fjala si e tillë jepet, por edhe të kthehet. Përmes fjalës shprehet besa dhe premtimi. Ka fjalë të buta, të mira, mirëpo ka edhe fjalë të fëlliqura, të rënda. Fjala del nga zemra, por edhe rrëshqet nga goja. Fjala mund të jetë e shpifur, e ndaluar, por edhe e lirë. Mund të jetë edhe qesharake, por edhe serioze.

Kujdes me fjalën… Ajo është e ëmbël, mjaltë. Është edhe pelin e hidhur. Fjala i hap dyert e hekurta, por edhe të ngujon, është freski për shpirtin, por është edhe ferr, shpatë. Prandaj ju njerëzit e popullit, kujdes! Nuk ka lojë me fjalën. Ajo lë trauma, ajo edhe vret.

Paolo Coelho thotë: “Nga të gjitha armët shkatërruese të cilat njeriu i ka shpikur, më e tmerrshme dhe më e fuqishme ka qenë fjala. Thikat dhe shtizat kanë lënë gjurmë gjaku. Shigjetat kanë mundur të shihin edhe nga larg. Helmet gjithashtu janë zbuluar duke humbur veprimin e tyre vrastar. Kurse fjala ka arritur të zhdukë pa lënë gjurmë”.

Ka raste kur fjala bëhet melhem për varrë, por ka raste kur të prish, ta zë frymën. Ndonjëherë të jep flatra, herën tjetër të mbetet në fyt. Fjalën e lëshon si kanarinë, të kthehet si sorrë. Fjala është kokëfortë, e padëgjueshme, por edhe e dëgjueshme. Për ta bërë për vete, ajo kërkon punë, vendosmëri e durim. Atëherë renditet për mrekulli në fjali dhe kumbon bukur, bën dritë, herën tjetër të ikën si zogjtë shtegtarë duke lënë pas vetes një zbrazëti të paparë, një hurdhë midis fjalisë, duke lënë edhe njolla të pashlyeshme. Jo rallë, fjala ta sjell shpresën për ditë më të mira, por ajo di edhe të ta nxijë jetën.

Ka fjalë të pathëna, të heshtura, ka edhe të befasishme dhe tronditëse. Dostojevski thotë:  “Ata që dinë të flasin, flasin shkurt”. Prandaj fjala matet, por edhe zgjatet. Fjala përcillet brez pas brezi, gojë më gojë, por bie edhe në greminat e harresës. Ajo zgjidhet, respektohet, ajo edhe shkelet. Fjala të çmend e të qetëson. Të ndjek prapa si hije gjithkund, deri në frymën e fundit.

Fjala ka vetëm dy ngjyra: të bardhë dhe të zezë. Fjala nuk është lojë. Ajo është e para në librat e shenjtë, ajo ka peshë edhe në kanun, por është e pavlerë te politikanët, te trafikantët dhe maskarenjtë. Fjala e ndez fitilin e dashurisë, por edhe e kall flakën e urrejtjes. Fjala nuk jeton e ndarë nga fjalia, nga konteksti dhe nga kuptimi.

Me fjalën nuk ka lojë. Kujdes me të. Kujdes ju njerëzit e popullit… Ju që e keni amanet nga stërgjyshërit tonë ta ruani fjalën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer