Qani Osmani: NDËRGJEGJJA

Qani OsmaniPër ndërgjegjen dhe funksionin e saj është folur dhe diskutuar shumë. Një nga problemet aktuale me të cilin ajo ndeshet, është kriza në të cilën jeton sot. Mjerisht ajo sot shpesh përdoret vetëm si term për të justifikuar çdo lloj mbrapshtie duke u shprehur me: ndërgjegjja më thotë…, veproj sipas ndërgjegjes…, nuk më vret ndërgjegjja…etj.

Për natyrën, konceptin dhe funksionin e ndërgjegjes, fillozofët kanë debatuar me qindra vjet. Sipas disa shkrimeve, Sokrati më shumë preferonte vdekjen sesa rrjedhën me të cilën do ta tradhtonte ndërgjegjen e tij duke bërë kompromis me të vërtetën. Pra këtu shihet qartë se çfarë rëndësie ka pasur dhe ka ndërgjegjja jo vetëm për filozofët, por për mbarë qeniet njerëzore.

Sipas Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe “ndërgjegja është ndjenjë vetjake e përgjegjësisë morale për sjelljen e veprimet përpara të tjerëve ose shoqërisë; qëndrim i drejtë e i ndershëm në punë apo në një veprimtari, që niset nga kjo ndjenjë”. Pra, ndërgjegja është një prej kategorive morale që gjenë vend thuajse në çdo bisedë, në shumë ndërveprime njerëzore, një vlerë që stolis çdo fjalor të etikës dhe filozofisë; një “frymë” kjo që e mban gjallë njerëzillëkun te çdo qenie humane, që e mban në piedestal njeriun, që nëse është e gjallë s’e lë atë të rrokulliset në humnerën e pafundme të pacipësisë, në theqafje të pakthim.

Ndërgjegjja është shkathtësi e vetëgjykimit, madje edhe pa të thënë diçka të tjerët, mjedisi, pa veprimin e agjensëve të jashtëm. Është forcë e vetëllogarisë. Është autoritet i vetëpeshimit, i matjes së veprave vetjake por edhe të tjerëve, është sens i empatisë. Ashtu siç është shprehur shkrimtari i njohur francez Viktor Hygo, “është drejtësia më e përsosur”, Sipas Tolstojit “brenda nesh ekziston drita hyjnore, që quhet ndërgjegje”.Themeluesi i Indisë së pavarur Mahatma Gandi një radhë ishte shprehur se “ekziston një gjykatë më e lartë se çdo gjykatë tjetër, e ajo është ndërgjegjja”.

Ndërgjegjja është një zë i brendshëm që bën gjykime për vendimet dhe veprimet e personit, që i afirmon apo i refuzon të njëjtat, që kërkon përgjegjësi, që akuzon, që e bën njeriun ta ndëshkojë vetveten, që njeriut ia tregon të mirën dhe të keqen. Kjo ndjenjë e padukshme dhe misterioze brenda njeriut, i ndihmon mendjes dhe zemrës që ta gjejë rrugën e drejtë, shprehur me fjalorin e teknologjisë është një navigues në rrugët apo ujërat e pafundme të jetës.

Ndërgjegjja është ndjenjë e përgjegjësisë, është një mekanizëm i mbjellur te njeriu, një ndjenjë e shentë. Janë dy orientues që i bëjnë dritë njeriut në rrugëtimin e tij të jetës, “arsyeja” dhe “ndërgjegjja”. Njeriu vendimet i merr duke i matur me peshoren e mendjes dhe duke i kaluar nëpër filtrin e ndërgjegjes. Ajo ndërlidhet edhe me fenë, sepse feja synon që ta mbajë aktive vazhdimisht ndërgjegjen. Dikush shumë bukur, në mënyrë lakonike ka pohuar se ndërgjegja është Zoti vetë brenda nesh! E nëse pra njeriu sillet në mënyrë të pandërgjegjshme do të thotë se i ka larë duart me të Madhin, se litari hyjnor për të është një gjë e panjohur, i është këputur lidhja me hyjnoren.

Në këtë drejtim parashtrohet edhe pyetja a ka edhe njerëz me ndërgjegje të fjetur, të bllokuar apo të vdekur? Po, edhe atë shumë. Njerëz që s’japin pesë pare për norma, rregulla, që shkelin mbi vlerat si të shkelin mbi lloç, pa i vrarë ndërgjegjja. Këta janë kategoria e “të gjallëve të vdekur”. Këta bëhen më të rrezikshëm kur gjejnë pandanët e vet, kur shumohen, kur gjejnë bashkëmendimtarë, kur unifikohen me racën e të pacipëve dhe atëherë gjenerojnë një klimë të tmerit, imoralitetit, të kataklizmës, të ferrit qysh në këtë botë. Ky lloj njerëzish të bëjnë ta humbësh optimizmin, besimin për të nesërmen e mirë, krijojnë një re të zezë që shkon duke na pllakosur të gjithëve. Këta janë të pandërgjegjshmit.

Karakteristik e njerëzve të pandërgjegjshëm është se janë me perde, ndërsa të ndërgjegjshmit janë ato njerëz që mbajnë nën kontroll egon, egoizmin, agresivitetin, pasionet, të gjitha djallëzitë, lista e të cilave është shumë e gjatë, sepse edhe engjëlli edhe djalli gjenden brenda tek i gjalli. Në faktë edhe nuk është aq e lehtë të jesh i ndërgjegjshëm, sepse kërkon luftë me të gjitha fuqitë negative, luftë me vetëveten, me forcat që duan të prishin rendin në botë, në horizont. Ndaç bëru i ndërgjegjshëm ndaç jeto pa të, për vete e ke! Natyrisht edhe për shoqërinë, por pa ndërgjegje, para se gjithash ia gërryen varrin vetes me duart e tua, varrosesh për së gjalli, vetëvarrosesh. Varrosesh për së pari herë, para se të të varrosë populli, shoqnia. Mes tjerash, për të konstatuar nëse një njeri ka ndërgjegje ose jo mund të kuptoni nga sjellja që ka ndaj njerëzve që i ka më poshtë.

Përfundimisht, mund të themi se ndërgjegjja si vetëdije, si “dëshmim i zemrës” është një vlerë univerzale, nuk është në monopolin e asnjë doktrine, ideologjie, kombi apo feje, atë e gjejmë edhe te çdo qenie njerëzore që ka ruajtur  natyrshmërinë të paprishur. Ajo s’ka të bëjë fare me nivelin dituror, as me statusin social. Ajo ka një fuqi manjetike që i bën për vete njerëzit, tërheq duartrokitje, madje edhe lotë. Refleksionet e saj i gjejmë në parahistori, në librat e shenjtë, në aktualitet. Pa kulturë e pa zë të gjallë të ndërgjegjes s’ka as arsim, s’ka jetë e as shoqëri të shëndoshë. Pandërgjegjësia të humb gjithçka, autoritet, post, famë, të bën jetën të hidhur si pelini, të çon të futesh në birucë të miut, të bën të urresh vetëveten. Ndërgjegjja është reagimi ynë ndaj vetvetes. Ajo është zëri i “unit” tonë të vërtetë, i cili na thëret t’i kthehemi vetëvetes dhe të jetojmë në mënyrë të plotë e harmonike. Ndërgjegjja nuk mund të gënjehet mbi të mirën e të keqen. Ajo çfarë ajo urdhëron është gjithmonë e mira morale që nuk falimenton.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do