Qani Osmani: PARTIZANËT E PUSHTETIT KOSOVAR

Qani OsmaniPërderisa në mbarë botën politikanët janë bërë bashkë për ta luftuar pandemin“Covid-19”,në Kosovë po ndodhë e kundërta, politikanët karrieristë dhe të prishtë, egoist dhe mashtrues po abuzojnë me “Coronavirusin” duke zhvilluar luftë të ashpër kundër njëri-tjetrit për pushtet.

Partizanët e pushtetit në shtetin e Kosovës nuk flejnë edhe në situata të krizës shëndetsore globale. Për ta, prioritet mbi prioritetin është të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet, sepse pas tij u duket se vjen kiameti…! Nuk pritën as 100 ditët e Bontonit politik dhe e shfrytëzuan mungesën e përvojës institucionale dhe çastin e “pakujdesisë momentale” të kryeministrit Kurti, i cili po përballej me një vështërsi të madhe dhe të paparë deri tani, dhe “hienat” politike të së kaluarës të cilët e ndjenin se u vinte fundi, ia bënë atij në një mënyrë hilen dhe dallaveren e rradhës dhe e treguan fytyrën e tyre të vërtetë.

S’ka dyshim se prapa “puçistëve” është prapaskena antireformë dhe vazhdimsia e të vjetrës, në prapaskenë është edhe sfida e dialogut me Srbinë. Ky diskurs polarizues mes Vetëvendosjes dhe të partive politike të tjera te qytetarët kosovar krijon huti dhe hamendje, bile te pjesa më e madhe e tyre ka krijuar papajtushmëri gati revolucionare e masovizuar frikshëm kundër rrëzimit të Kurtit. Kjo masë popullore në sasi të konsideruar krijon një ambient që reflekton padëgjueshmëri qytetare e cila është akumuluar pothuajse që nga mbarrimi i luftës e këtej. Prandaj, nëse u referohemi praktikave në Kosovë, ky vrerë i akumuluar lehtë mundet të shpërthej, kurse Kosovën ta katandis edhe më keq.
Argument legal opozitar për qeveri tjetër pa zgjedhje të reja, realishtë nuk e ka mbështetjen popullore, por edhe më shum se kaq: Së pari, rrëzimi i qeverisë Kurti nuk i mbushi as 100 ditët kurtuaze; Së dyti, ndodhi në rrethana të pandemisë shkatërruese globale kur qeverit fuqizohen edhe më shumë e jo të dobësohen; Së treti, rrëzimi nuk e ndoqi rrugën e suksesit, respektivishtë mosuksesit. Pra, nëse rrëzimi i qeverisë pati legjitimitet, apsolutisht ishte e paarsyeshme dhe e papërgjegjshme.

Sidoqoft, është për keqardhje që Kosova sot kolaudon dëmet nga rrëzimi i Qeverisë, që është pasojë e kalkulimeve që nuk mund të jenë impresive dhe nuk stimulojn projekte progresiste për te. Në fakt, dështimin e politikës në Kosovë duhet kërkuar në institucionet e trashiguara, në tranzicionin e vënuar, në mungesën e theksuar të njohurive dhe të kulturës politike, bashk me shkallën e lartë të korrupsionit që po lebeditet si kancer në Ballkanin Përendimor, i ektazuar ekstremisht në kastën politike shqiptare. Mbase në Kosovë arsye shtesë është edhe gjatmbetja e krahut ushtarak në pushtet, që faktikisht argumenton qëndrimin e gabuar që ushtarakët u konvertuan pa merita në politikë. Ky krah ushtarak në Kosovë pos fuqisë dhe guximit që mori nga lufta, u fuqizua edhe nga forca e pushtetit, që është bërë pengesë e përparimit të demokracisë dhe e zhvillimit ekonomik të shtetit të Kosovës.

Nuk kemi si ta quajmë ndryshe shtetin e Kosovës, por veç si shtet të brishtë, i cili për dy dekada liri nuk po arrinë të krijojë institucione kredibile. I brishtë është edhe për vet faktin se më vlerë ka fjala e një ambasadori të akredituar në Kosovë sesa fjala e një politikani të zgjedhur nga populli, më vlerë ka pasuria e një politikani të korruptuar sesa jetërat e mijëra njerëzve, më të vlerësuar para drejtësisë janë hajdutët dhe kriminelët sesa qytetarët e zakontë dhe të ndershëm të këtij vendi.

Mirëpo për fatin e mirë, përballë kusarëve dhe uzurpatorëve politik Kosova e ka një armatë të qytetarëve të ndershëm, një bërthamë të shëndoshë dhe shumë të fuqishme të intelektualëve, atdhetarëve dhe veprimtarëve të devotshëm, gazetarëve, analistëve dhe publicistëve të pathyeshëm në misionin e shenjtë për një shtet ligjor dhe demokratik, për barazi qytetare dhe kombëtare.

Atdhetarët asnjëherë nuk viktimizohen dhe as nuk dorzohen, nderojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin për t’u ngritur lartë sipas veprave e jo sipas fjalëve boshe dhe frazeologjive mashtruese. Për dallim nga atdhetarët, politikanët e sotëm kosovarë janë shndërruar në ujqër kundër njëri-tjetrit, duke u munduar t’i nxjerin nga goja kafshatën e gjahut të grabitur.

Për shtetin e Kosovës lirishtë mund të themi së është bërë poligon i politikanëve egoistë dhe karrierist, të prishtë dhe të pistë, lakmitarë të pushtetit dhe të pa ngopshëm në pasurimin e skajshëm kundrejt një popullate të varfër e të pashpresë për jetë në vendlindjen e vet. Fundi i politikanëve të korruptuar dhe politikanëve mashtrues me kauza të rrejshme, për aq sa varet nga vetëdija qytetare, varet edhe nga organizimi i elitës intelektuale dhe mobilizimi i mërgatës. Pa marrë parasysh se si do të zhvillohen ngjarjet, Kosova do të mbetet fatkeqësishtë shembulli i vetëm “i keq” i rrëzimit të Qeverisë në kohën e pandemisë dhe epidemisë më të rrezikshme në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit