Për ato përfaqësues të partive politike shqiptare të Kuvendit Komunal të Ulqinit, që votuan për një vendim të turpshëm për shitjen e pronës publike të quajtur “Pylli i pishave”, dëshiroj t’iu them se:
Të kesh programin partiak tënd, të ndryshosh nga të tjerët, është sa logjike aq edhe e drejtë dhe demokratike.
Të mos pajtohesh me programet e të tjerëve është po aq e logjikshme, po aq e drejtë dhe dyfish më demokratike.
Por, të mos pajtohesh me programin tënd partiak, me politikat e tua që je angazhuar, të shkelësh parimet e tua është dyfytyrësi.
E keqja edhe më e madhe bëhet kur dyfytyrësinë tënde tenton t’ua shesësh të tjerëve, kur popullit që përfaqëson tenton t’ia nënçmosh inteligjencën!