Qani Osmani: TË JETOSH NË SHTETIN E MIRË, QOFTË EDHE NË ËNDËRR!

Qani OsmaniTë jetosh në shtetin e mirë dhe demokratik me shkallë të ulët të papunësie; ku jetohet qetë dhe pa brenga; ku të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit; ku ka sistem të përsosur juridik, politik, të sigurisë, pensional, arsimor, shëndetësor, ekonomik, bujqësor, sportiv; ku mendimi dhe shprehja e lirë garantohen me kushtetutë; ku respektohet kritika kundër pushtetit dhe nuk ka (vetë) cenzurë; ku punësimet varen nga aftësia profesionale dhe jo përulësia partiake; ku rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë të rralla.
Në shtetin e mirë dhe demokratik nuk ka ndasi kombëtare. Qytetarët, pa dallim përkatësie etnike, janë shtetformues, çdo gjuhë është zyrtare, çdo dokument përkthehet në gjuhë të ndryshme, çdo tabelë është shumëgjuhësore, çdo gjuhë konsiderohet pasuri botërore.
Në shtetin demokratik gjykatat janë të pavarura, gjykatësit janë kompetent, me dinjitet të lartë moral e profesional. Askush nuk dënohet pa faj. Për ndikime politike as që bisedohet. Burgjet janë me standarde të larta, me kushte të mira higjienike, me shërbime cilësore për risocializimin e të dënuarve.
Në shtetin e mirë ekonomia shënon vetëm rritje. Eksportohet shumë, kurse produktet e importuara kontrollohen që të mbrohet konsumatori. Bizneset private i paguajnë shumë mirë punëtorët dhe kujdesen për sigurinë e tyre në punë, ndërkaq për angazhime jashtë orarit të punës paguhen mëditje dyfish më të larta.
Në shtetin e mirë dhe demokratik policia është profesionale, efektive, mbrojtëse fanatike e ligjit dhe rendit. Shërbimet sekrete i mbrojnë qytetarët nga rreziqet e ndryshme. Përgjimet e paautorizuara ndalohen rreptësisht, sepse e cenojnë privatësinë e qytetarit.
Në shtetin demokratik spitalet janë në shërbim të pacientit, kanë kushte të mira higjienike, aparatura moderne, mjekë dhe infermierë që paguhen shumë mirë. Pensionistët janë të kënaqur, sepse pensionet u mundësojnë jetë të paqme e dinjitoze, kurse shërbimet shëndetësore dhe barnat i kanë falas. Shkollat janë të bukura, me kabinete të ndryshme, salla sporti dhe mensa. Librat shkollore janë shkruar me kompetenca shkencore dhe pa gabime gjuhësore.
Në shtetin e mirë, ku jetohet mirë, qytetet kanë ajër të pastër, ujë të kulluar, parqe të shumta, parkingje mbi e nëntoksore, transport të lirë urban, të shpejtë e të saktë, rrugë të pastra, të rregulluara, të mirëmbajtura. Ndërtimet e reja bëhen sipas planit të detajuar urbanistik dhe arkitektonik. Për fëmijët ka parqe speciale argëtimi. Me lodra që nuk e rrezikojnë shëndetin e tyre. Objektet kulturore dhe historike ruhen me xhelozi.
Në shtetin e mirë komunat janë në shërbim të qytetarëve dhe e marrin në konsideratë çdo kërkesë dhe ankesë të tyre. Administrata është profesionale. Nuk ka punësime partiake. Qytetari për gjithçka informohet me shkrim. Për çdo padrejtësi atij i kompensohet dëmi i shkaktuar pa dashje.
Në shtetin e mirë dhe demokratik mediat janë profesionale, të lira, të pavarura nga ndikimet politike, klanore, ekonomike apo informale. Dezinformata është e rrallë dhe ndodh për shkak të ndonjë gabimi të paqëllimshëm. Gazetarët, para se t’i botojnë artikujt gazetareskë, disa herë i verifikojnë të dhënat. Ata bazohen në burime të pavarura, e dëgjojnë palën tjetër dhe nuk korruptohen. I shërbejnë publikut dhe jo politikës. I mbrojnë të drejtat autoriale. Tekstet e tyre kontrollohen nga redaktorët me përvojë, nga lektorët e aftë dhe nga korrektorët, kurse para se të botohen lexohen edhe nga avokatët e redaksisë, që të shmangen cenimet eventuale të nderit apo dinjitetit personal të ndonjë qytetari. Për gazetarët gjuha e urrejtjes është e panjohur. Mediat publike informojnë sakt, shpejtë, me ndershmëri, përgjegjësi e profesionalizëm, ashtu si e parashohin normat e gazetarisë.
Në shtetin e mirë elita intelektuale është truri i kombit dhe ka qëndrim kritik ndaj çdo fenomeni negativ në shoqëri. Ajo është e organizuar, mbipartiake, në shërbim të së vërtetës dhe me mjaftë ndikim në shoqëri. Në shtetin e mirë lulëzon arti, kurse artistët janë të respektuar. Muzika që krijohet është mahnitëse, tekstet e këngëve janë mbresëlënëse dhe me vlera të larta artistike. Çdo qytet e ka teatrin profesionist, galerinë kombëtare, muzeun historik e modern apo arkivat e ndryshme.
Në shtetin e mirë qytetarët janë të kënaqur me përfaqësuesit e tyre, sepse i kanë zgjedhur më të mirët. I kanë zgjedhur me vullnet të lirë, në zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion partiak e shtetëror. Listat zgjedhore janë të sakta dhe pa votues fiktivë. Të vdekurve u ndalohet votimi.
Në shtetin e mirë dhe demokratik qytetarët përfaqësohen nga ministrat më të aftë, me integritet të lartë moral e profesional, të cilët nuk e keqpërdorin paranë publike. Deputetët dhe këshilltarët komunal janë të përkushtuar, të dinjitetshëm, të urtë, me kulturë leximi, të hapur me votuesit. Ata shpesh organizojnë takime me votuesit, ku i dëgjojnë kërkesat dhe ankesat e tyre. Deputetët dhe këshilltarët japin llogari për çdo vonesë në realizimin e premtimeve parazgjedhore. Drejtorët e institucioneve publike janë kompetent, të përkushtuar, menaxhues të ndershëm dhe respektues të ligjeve.
Është mirë të jetosh në shtetin e mirë, qoftë edhe në ëndërr!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit