Qani Osmani: TË MËDHENJTË

Qani OsmaniJemi të gjithë dëshimtar të disa kualifikimeve që në kohën e fundit po e përdorin si në rrjetet sociala por edhe në jetën e përditshme  disa individ të cilët duke mos mundur që të shërojnë kompleksin e tyre për të qenë çdo herë të vegjël dhe vegla të interesave të tyre mundohen që të hedhin pluhur dhe baltë mbi të vërtetat dhe dështimet e tyre që në realitet i kanë ndjekur ngado që ato kanë shkuar dhe ateruar.

Retorika arrogante e kohëve të fundit e disa të ashtuquajturve pushtetar shqiptar “të mëdhenjë” ka filluar pak si shpesh të na i përlyej veshët. Duke ndjerë veten si pjesë përbërëse e një populli me vlera të larta morale e ndjeva si obligim që të mundohemi të paraqesim disa argumente dhe fakte bindëse për të treguar “madhësinë” e disa të vegjëlve të mjerë.

Janë ca “grimca” të vogla që e quajnë veten njerëz dhe duke mos gjetur alibi për dështimet e tyre në shumë sfera të jetës së tyre tani po marrin guxim dhe u drejtohen disa individëve dhe subjektëve me pretekstin se ato gjoja na qenkan të “mëdhenjtë” që janë pushtet që kanë bërë namin, por të mjerët kanë harruar se ato janë vetëm “kuklla”politike në insitucionet e pushtetit  lokal dhe qeveritar dhe se ata janë “të mëdhenj” dhe njihen si të tillë vetëm për humbjet dhe dështimet e tyre të cilat dështime mundohen t’i paraqesin si suksese po ashtu “të mëdha” sipas tyre. Kur analizojmë mirë se cilët persona më shpesh përdorin këtë retorik arrogante dhe ofenduese me fjalët se “ju jeni të vegjël e ne jemi të mëdhenj” do ta kemi më të qartë se janë mu këto persona të cilët asnjëher nuk kanë arritur që të “rriten” edhe pse janë duke bërë ç’mos për një rritje të tyren kaq të dëshiruar.

Mirëpo duke parë karakterin e këtyre personave që më së shumti janë marrë me “vegjëlinë” e të mëdhenjve dhe me “madhësinë” e të vegjëlve, është mirë që tu japim të drejtë sepse ata të mjerë, në mungesë të argumenteve janë të obliguar që ta mbrojnë një të pavërtetë dhe një dështim ta paraqesin si fitore. Këta të mëdhenjë të vockël, sillen në këtë mënyrë sepse shumica e tyre janë njerëz të cilët asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë shijuar rezultate të mëdha, vuajnë nga kompleksi për të qenë të mëdhenj të cilin epitet asnjëherë nuk e kanë patur dhe nuk do ta kenë, prandaj përmendin shpesh se janë të mëdhenj për të bërë një vetëkënaqje të egos së tyre të dështimeve në karrierat e tyre politike dhe jetësore.

Kthimi te vetvetja, do të thoshte dalja nga amullia e tjetërsimit, e cila amulli ka bërë që për interesa individuale-grupore, t’i shërbejnë tjetrit në dëmin e popullit. Vetëm kur shqiptarët të arrinjë në stadin e rikthimit te vetvetja, do të mund të bëjnë hapin e parë drejt të kuptuarit se elita e tyre politike nuk bën asgjë tjetër pos që huazuan metodat e palës tjetër për të bërë vetëvrasje.

Këto të mëdhenj dhe grupime politike jo një herë dëshmuan se i mjaftojnë vetëvetes, duke u shëndërruar në grupe të interesi. Këto grupe rreth vetes betonuan të gjitha portat, ndaj dhe ishte vështirë të afrohej te ta diçka e re apo ndryshimi. Me vite e vite në ballë qëndruan të njëjta figura, që u bënë “ikona” të pushtetit. Ato veten e konsideruan si epiqendër të fatit të kombit, pavarësisht se u bë e qartë se ishin pa emocione, pa mëshirë, pa dhimbje, pa përkushtim…Po këto të “mëdhenj” sa herë që morën përsipër barrën e rëndë që të jenë përfaqësues të denjë dhe në shërbim të popullit, me t’u rehatuar në kolltukun e pushtetit , ia kthyen shpinën popullit.

Këto zgjatime kohore të një politike të padefinuar mirë nga të “mëdhejtë”, ishin pasoja të mungesës së njohurive elementare dhe vizionit të qartë. Politika e tyre nuk ishte politikë, por një mashtrim i vetvetes, aq ma tepër një diletantizëm, i cili u vërejtë pothuajse në çdo veprim politik. Mospasja e njohurive elementare jo vetëm për politik, e garantonte dështimin e plotë, kurse paturpësia e këtyre të mëdhejve shkoi deri atje, sa edhe dështimi paraqitej si sukses. Ndryshe “amshueshmëria” e pushtetit do të humbte kuptimin.

Shkëputja nga autoktonia, nga kontinuiteti kulturor, përbënte një nga momentet më tragjike të fatit të shqiptarëve, sepse në këtë fushë gjithçka iu nënshtrua improvizimit, që si kategori nuk ka as fillim e as mbarim. Përgjëgjësia e këtyre që vehten e quajnë të mëdhenj që i kontribuan kësaj gjendje për popullatën shqiptare është historike. Madhësia nuk është vetëm me fjalë të nderuar të “mëdhenj” të vegjël, ajo tregohet dhe arrihet me vepra dhe punë, juve ju ngjanë shumë thënia e popullit tanë: “fjalët si dikushi e veprat si askushi”. Jeni ju të nderuar “të mëdhenj” që keni shumë fjalë të mëdha se jeni dikushi e në realitet jeni askushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do