Qazim Alkoviq: NUK GUXOJMË T’I LËMË KULTIVUESIT E ULLINIT VETËM

Eksperti i kultivimit të ullirit Qazim Allkoviq foli për Portalin Ul-info në lidhje me pritjet e kultivuesve të ullinit dhe kultivuesve të vojit nga ky vit, hapat që duhen ndërmarrë për të zhvilluar më mirë këtë degë dhe nevojën për të lidhur kultivimin e ullinit me turizmin.

 

Portali Ul-info: Z. Allkoviq, duket se ky vit për ullishtarë do të jetë më i pasur se vitet e kaluara. Sidoqoftë, është e nevojshme të veprohet tani.

Ullishtarët janë gjithmonë të pranishëm në ullishtat e tyre dhe gjithmonë të gatshëm për të vepruar. Temperaturat e larta dhe mungesa e lagështisë në ullishta janë armiq natyrorë të mizës së ullinit. Sidoqoftë, ullishtarët duhet të monitorojnë situatën në ullishtat e tyre dhe të reagojnë shpejt nëse është e nevojshme.

Administrata për Sigurinë Ushqimore, çështjet veterinare dhe fitosanitare monitoron shfaqjen e mundshme të mizave në ullishta dhe informon menjëherë ullishtarët për këtë. Është gjithashtu e rëndësishme që ullishtarët t’i mbajnë ullishtat e tyre të rregullta, sepse thatësira e zgjatur përbën rrezik zjarri, dhe ullishtat e kositura dhe të pastra janë shumë më të vështira për t’u djegur sesa ato që janë mbuluar me shkurre. Në përgjithësi, gjithmonë ka punë për ullishtarë, por është një punë që e bëjnë nga dashuria dhe që nuk e kanë të vështirë.

 

Portali Ul-info: Pra, a mund të shpresojmë për vaj të mirë këtë vit?

Kjo është e vërtetë, mund të shpresojmë për vaj cilësor. Shpresojmë që miza e ullirit të mos shfaqet në numër të madh deri në korrje dhe që frutat të mbeten të shëndetshëm. Megjithatë, thatësira e zgjatur nuk është shumë e mirë për ullinjtë, nuk ka pasur shi për një kohë të gjatë, por, pavarësisht kësaj, ne ullishtarët themi se shiu në korrik nuk është i mirë për ullinjtë.

Korriku po mbaron dhe shpresojmë që të kalojë pa shi dhe që kushtet e motit të jenë të favorshme për ullinjtë. Ullishtarët që zotërojnë sisteme ujitjeje kanë mundësinë të kontrollojnë situatën dhe rekomandohet që të ketë sa më shumë sisteme të tilla, por që ullinjtë të mos ujiten kurrë pa kontroll, por të planifikuar dhe nën mbikëqyrjen e ekspertëve.

Sidoqoftë, deri më tani të gjithë treguesit janë në anën e cilësisë dhe shpresojmë që të mbetet kështu deri në vjelje dhe që të kemi vajra, shijet dhe aromat e të cilëve do t’i shijojmë.

 

Kjo intervistë është krijuar si pjesë e projektit Turizmi i Ullirit – një vend i ri në ofertën turistike, promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ulqinit, financuar nga Ministria e Kulturës dhe Medias, nga Fondi për Nxitja e Pluralizmit dhe Diversitetit Mediatik. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e OJQ-së “Ul info” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi