Qendra ditore: FËMIJË SI TË GJITHË TË TJERËT

Otvaranje Centra, Qendra per femijePas përfundimit të punimeve në Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” në Ulqin në rindërtimin, restaurimin dhe rinovimin e hapësirave ekzistuese, duke iu përshtatur standarteve për fëmijët dhe të rinjtë në këtë institucion, duke përfshirë edhe pajisjen e ambienteve me mjete bashkëkohore për stafin punues i cili është duke realizuar, planin dhe programin individual, janë investuar mjete të konsiderueshme, falë donacionit të Agjensisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar TIKA, e cila ka mbështetur realizimin e këtij projekti me vlerë 34.107euro.

Drejtori i Qendrës Ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” Bilal Alaj ka falënderuar të gjithë që kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve në këtë qendër,

Ai tha që Qendrës për tu kompletuar i nevojitet dhoma senzorike. “Shpresoj që kjo dëshirë në të ardhmen të bëhet realitet, sepse do të jetë në shërbim të fëmijëve, që nga ne duan mirëkuptim, respekt, tu gjendemi pranë, t’i shikojmë ashtu siç janë në të vërtetë – fëmijë si gjithë të tjerët”, shtoi Alaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi