Qendra e Futbollit Causheviq: NË FUND TË GUSHTIT TROFEU MILAN MILANIQ

CausevicTurneu ndërkombëtar i futbollit Trofeu i Milan Milaniqit për herën e nëntë me radhë do të mbahet prej më 26 deri 30 gusht në fushat e qendrës futbollistike Causheviq.
Për shkak të situatës aktuale epidemike, turneu është shtyrë në periudhën para fillimit të vitit shkollor por çdo herë deri më tani është organizuar në funt të muajit Qershor.
Të drejtën e pjesëmarrjes në këtë turne kajnë djemtë të lindur viteve 2008,2009,2010,2011 dhe 2012 në fushat e shkurtuara dhe pritet dhe pritet pjesëmarrja e ekipeve dhe shkollave të futbollit nga Mali i Zi dhe rajoni.
“Megjithëse situata shëndetësore diktoi kohën e turneut, interesimi i ekipeve dhe traditës na detyrojnë të vazhdojmë në këtë shoqërim sepse përshtypjet e të ftuarve, miqësitë dhe dëshirat e të gjithë pjesëmarrësve për të gjatë gjithë këtyre viteve të ndiejnë hijeshitë e klimës së Ulqinit dhe mikpritjet na japin fuqi dhe zell që edhe në kët mënyrë modeste të kontribuojmë në afirmimin e vlerave të skajeve tona.
Gjatë gjithë këtyre viteve, me këte ngjarje ne kemi njoftuar komunitetin e gjërë dhe rajonin dhe çdo herë kishte lojtarë famëlartë futbolli me ne. Këtë vit, promovuesi i turneut është Nikola Peco Rakojeviq, një lojtar dhe trajner i mirënjohur jo vetëm i Malit të Zi.
Eksperti malazez më fitimtar i trofeut është i kënaqur me kërkesën dhe me veprimin tonë
dhe nëse detyrimet na lejojnë, do të jetë i pranishëm në shoqërim pesëditor në qytetin më të bukur” tha me një frymë Misho Causheviq duke theksuar punën e hotelierëve të Ulqinit të cilët janë jo vetëm me këtë rast turneu, por edhe gjatë gjithë periudhës dimërore sportive ishin gjithnjë në nivelin ashtu siç i takon Ulqinit.
Që Ulqini dhe bukuritë e saj natyrore të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe vendi me tubime të këndshme dhe ngjarjeve sportive, Misho Causheviq dhe Shoqëria Rekreative Belvi do të organizojë  Janarin e vitit të ardhshëm 2021 një gjysmë maraton atletik të madh ndërkombëtar.
Kjo ide është planifikuar për një kohë të gjatë dhe mesi i muajit Janar është koha e duhur kur destinacioneve tjerë po i mungon koha e mirë dhe kushtet në periudhën dimërore.
Promovimi i kushteve atletike në Ulqin dhe mirënjohja për entuziastët atletik të rajonit të cilët shumicën e kohës e kalojnë duke u pergaditur në Antalien e Malit të Zi që janë arsyet kryesore të sipërmarrjes jo të vogël.
“Bashkëpunimi shumë i mirë dhe korrekt me Federatën Atletike të Malit të Zi janë adut edhe më tepër për të hyrë në këtë projekt. Vetë njoftimi te drejtuesi i Federatës sonë si dhe të gjithë trajnerët atletik kajnë reaguar pozitivisht dhe secili prej tyre ofruan ndihmë. Në periudhën e ardhsme na presin shumë punë dhe aktivitete si dhe kontaktime me të gjithë faktorët që i konsiderojnë të gjithë këto veprime si përgjegjësi shoqërore dhe interes për qytetin në tërësi. Në njoftimin tonë, menjëherë reagoi Zonja e parë e Atletikës së Malit të Zi Sllagjana Perunoviq dhe ajo do të jetë personi i parë dhe promovuesja e gjysëmmaratonit të Ulqinit.
Kjo lloj përpjekje dhe disciplinë që bashkon një numër të madh pjesëmarrës është aktualisht një veprim prestigjioz në Europë dhe duke pasur parasysh që është periudha dimërore, kjo ka domethënie të shumëfishtë në promovimin e të gjithë bukurive të qytetit tonë” theksoi Misho Causheviq i bindur se puntorët në fushën sportive dhe turistike dorë për dore mund të bëjnë shumë në interesin e të gjithëve sepse është detyrimi ndaj gjithëçkaje çka Ulqini dhe banorët e saj kajnë bërë për të gjithë ne në këto kohëra të vështira.
Më në fund falënderimi i madh i takon të gjith mediave në vëmendje dhe afirmimin e veprimeve të kryera nga fc Caushevic dhe srd Belvi.
Përshëndetje sportive

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer