Radio dhe TV emetuesve në Mal të Zi pak kohë më parë i mbërriti njoftim i Qendrës së radio – difuzionit (QRD) në të cilën thuhet se prej sot do të fillojë përdorimi i rregullave të reja të pagesës, shkruan „Dnevne novine“.
Sipas shkrimit të këtij medium, edhe emetuesi publik lokal, Radio Ulqini, morri nga QRD-ja paralajmërimin.
Nga ky institucion kanë thënë se nga 1 shkurti do të fillojnë me ndërprerjet e përkohshme të të gjithë emetuesve të cilët nuk kanë bërë pagesën e faturës deri me datën 15 për muajin e kaluar.