Qendra Filmike e Malit të Zi: DO TI NDIHMOJMË ULQINIT QË TË KETË SALLËN E KINEMASË

CikicNga Qendra Filmike e Malit të Zi përshëndetën njoftimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq se në këtë qytet vitin e ardhshëm do të ndërtohet salla e kinemasë.

„Idea jonë është që këto vende mos të jenë vetëm vend për shikimin e filmave, por edhe qendra kinematografike. Dëshirojmë që arti filmik të jetësojë në të gjithë pjesët e Malit të Zi“, tha drejtori i kësaj qendre Sehad Çikiq në press konferencë në Ulqin.

Sipas fjalëve të tija, Qeveria po ashtu do ta përkrahë këtë ide, gjersa Qendra është urë lidhëse e cila do ta pasurojë.

„Shpresoj që Festivalin e ardhshëm Seanema, të pestin me radhë, Ulqini do ta presë në ambient të ri“, shtoi Çikiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…