Përfaqësuesit e Organizatës sindikale NP “Qendra për kulturë” kanë thënë që kanë çuar dorë nga greva e paralajmëruar mbasi që sot kanë biseduar me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
“Kemi arritur marrëveshje që komuna të paguajë rreth 20 mijë euro në mënyrë që ndërmarrjes sonë ti zhbllokohet xhiro-llogaria, si dhe që për dhjetë ditë të na shlyhen dy paga”, tha për Portalin Ul-info kryetarja e sindikatës Lilana Janinoviq.
Përndryshe, në fund të vitit të kaluar të punësuarit në këtë institucion për shkak të pagave të papaguar, për herë të parë në histori të Ulqinit, ishin në grevë urie.