Xhiro-llogaria e Ndërmarrjes publike “Qendra për kulturë” është bllokuar në fillim të kësaj jave për vlerën prej mbi 15 mijë euro.
Bllokimi, siç shkruan gazeta “Dan” erdhi me kërkesë të ish drejtorit të kësaj ndërmarrje Mustafë Gorana, i cili nga kjo ndërmarrje në gjyq ka kërkuar mbrojtjen e të drejtave të veta.
“Ky gjykim zgjati shtatë vite për shkak të borxhit prej 13 mijë euro. Procedura ligjore është e tillë dhe organi kompetent ka vendosur që mjetet të paguhen në këtë mënyrë. E drejta ime legjitime është që të shfrytëzojë mjetet ligjore në mënyrë që të më shlyhet borxhi”, deklaroi Gorana, i cili tani ndodhet në funksionin e sekretarit të Sekretariatit për urbanizëm dhe rregullim të hapësirës në komunë të Ulqinit.